“Këpuca e Artë”, një garë tërësisht angleze

Gara për “Këpucën e Artë”, këtë sezon duket se flet vetëm anglisht. Janë 3, futbollistët e Premier League që kryesojnë klasifikimin e golashënuesve më të mirë në kontinentin europian. Bëhet fjalë për Harry Kane, Mohamed Salah dhe Sergio Aguero. Kane, me golin e shënuar në derbin londinez ndaj Arsenalit të shtunën e çoi në 23 numrin e golave të shënuar në kampionat, duke u ngjitur në kuotën e 42 pikëve.
Shumë pranë tij është sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, me egjiptianin që është në kuotën e 22 golave dhe 44 pikëve. Podiumin e plotëson argjentinasi i Manchester City-t, Sergio Aguero, me 21 gola e 42 pikë, po aq sa edhe Edinson Cavani i Paris SG-së. Vetëm vendi i pestë për yllin e Barcelonës, Lionel Messi, që nuk mundi dot të shënojë në sfidën me Getafen, duke mbetur në kuotën e 20 golave e 40 pikëve, po aq sa dhe sulmuesi i Lacios, Ciro Immobile. Dhjetëshja e golashënuesve më të mirë në kampionatet europiane plotësohet nga Neymar, Lewandowski, Jonas dhe Icardi.

Artikulli paraprakGuardiola mund ta fitojë titullin në Angli kundër Mourinhos
Artikulli tjetërVidal kërkon rinovimin me Bayernin e Mynihut