Keni një vizë amerikane? Ambasada e SHBA ndan njoftimin e rëndësishëm: Mund të udhëtoni drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur…

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka ndarë një lajm të mirë për të gjithë ata shqiptarë që disponojnë një vizë amerikane. Me anë të një videomesazhi, ambasada amerikane thotë se Shqipëria zyrtarisht është bërë pjesë e Klubit Gjashtëmujor.

viza amerikane

Sipas ambasadës kjo do të thotë se ‘mbajtësit e pasaportave shqiptare me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë të kenë një pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre”

“Lajm i mirë! Falë lidhjeve të forta midis dy vendeve tona, Shqipëria është bërë zyrtarisht pjesë e Klubit Gjashtëmujor! Kjo do të thotë se mbajtësit e pasaportave shqiptare me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë të kenë një pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre! Shihni videon për të mësuar se si funksionon! Urime Shqipëri! Mirëardhshi në SHBA”, shkruan ambasada.

Artikulli paraprak“Në Himarë, flamuri grek valëvitet para një restoranti”- Udhëtimi i turistit gjerman, para dhe pas ’90-ës: Një bandë me bouzouki që luan muzikë greke, ndërsa të ftuarit…
Artikulli tjetërAgalliu: Rama jo i interesuar që të bëhet Reforma Zgjedhore, i ‘rrëzon’ skemën e vjedhjes