Kasmi flet për “FaxNews”: Ishte një goditje vrastare, polici që më qëlloi do përgjigjet

Kryeredaktori i gazetës ‘Rilindja Demokratike’ Bledi Kasmi ka rrëfyer në një intervistë për “FaxNews” momentin si u dhunua gjatë protestës së opozitës ditën e shtunë tek Ministria e Brendshme.bledi2
Kasmi ka thënë se ishte policia që provokoi dhunë dhe ai u gjet në situatën që ose duhej të ikte ose të vetëmbrohej pasi policia kishte lëvizur nga pozicioni fillestar dhe kaloi në ofensivë për të larguar protestuesit, duke bërë që ti afroheshin vendit ku ishte ai.
“Kanë qenë disa gazetarë aty pranë, disa i kisha në krah, disa nga prapa, policia pasi mori një ofensivë për t’i larguar me forcë protetsuesit bëri që të zhvendosej nga pozicioni i parë drejt nesh, dhe filluan shrtyrjet”, tha ai.
“Erdhi situata në mënyrë të atillë, ose duhet të largoheshe ose të vetëmbroheshe, unë zgjodha të vetëmbrohesha duke i vënë dorën atyre hekurave por kjo nuk e justifikon dhunën, kemi të bëjmë me një skemë të mirëorganizuar për të më goditur, asnjë tyjetër nuk u godit aty. Ishte një goditje vrastare, të qëllosh dikë me shkop gome që pjesa më e madhe është hekur, është ta lësh shakull në tokë, polici që më goditi nuk e ka patur personale por është urdhëruar, me sa di unë është identifikuar dhe do të përgjigjet, ai erdhi nga prapa më goditi dhe kordoni u mbyll për tu kthyer në pozicionin fillestar”, deklaroi Bledi kasmi.

Në lidhje me reagimet e kolegëve pas ngjarjes, Kasmi tha se ai nuk i ka vënë shumë rëndësi pasi e di si është gjendja e gazetarisë në Shqipëri, por theksoi se i mjafton reagimi organizatës“Reporterët pa kufij” dhe Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë që dënuan dhunën dhe kërkuan nga kryeministri që të bënte të njëjtën gjë.
“I kam ndjekur pa shumë interes, se e di si është puna e gazetarisë në Shqipëri, kemi patur edhe rastin e gazetares tuaj, Ambrozia Meta, që u sulmua nga mediat e qeverisë duke u quajtur militante.
Skema e parë me mua dështoi se thanë se u godit me gurë, atëherë u kalua tek skema tjetër, që ky është militant, reagimi i parë ishte nga ‘Repoterët pa kufij’ që i këkoi kryeministrit të dënoi dhunën, pastaj reagimi ka ardhur nga ‘Shoqata e Gazetarëve Profesionistë’ dhe këto dy reagime më mjaftojnë. Policia nuk ka nisur asnjë masë ndaj artyre që më dhunuaN. Janë stile tipike të përdorura nga një hetues diktatura, që ka ushtruar vetë dhunë në diktaturë.
Deri tani nuk kemi patur asnjë njoftim nga policia, nga ana tjetër janë nisur hetime për protestuesit, dhe për mua nga mediat e qeverisë e kam marrë vesh dhe thuhet se është dëmtuar nga goditja me kokë e rrjetës metalike, është qesharake”, deklaroi Kasmi ndër të tjera.

Artikulli paraprakMbyllet loti 3, Bashkia Kamëz përfundon ndërtimin e rrugës “Demokracia” 7 km
Artikulli tjetërDash Shehi: Ku ka bërë vaki në ndonjë shtet që me këto ministra të Brendshëm të hyjë në Europë