Dash Shehi: Ku ka bërë vaki në ndonjë shtet që me këto ministra të Brendshëm të hyjë në Europë

Deputeti Dashamir Shehi në fjalën e tij të protestës në Komisionin e Ekonomisë ku wshtw kërkuar dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka sjellë një rast absurd sesi Evropa e njeh dhe e sheh Shqipërinë në momentet kur po pritet hapja e negociatave. “Në Itali njohin ministrat e Ekonomisë, tha Shehi, kurse në Shqipërinë me krim e korrupsion vetëm kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm!
“Sot kryefjala e tërë punëve është kjo: a do të vazhdojmë me këtë lloj situate?! – tha Shehi, – Se mbrëmë ishte në arrest shtëpie ky, i shihte ndeshjet nga kolltuku, tani do t’i shohë nga bastet që ka afër shtëpisë, ministri i Brendshëm.
Do të vazhdojmë kështu sot se mbrëmë kanë arrestuar, si e ka dëshmitari atje, se kjo ëhstë shumë e bukur, është komedi, në asnjë vend nuk ndodh po ta mendoni: këtë që denoncoi, e arrestojnë pse kaloi në Kosovë, i denoncuari nuk arrestohet kur kalon Italinë! Dhe këtu mbyllet muhabeti! Mos u merrni fare me komentet, merruni seriozisht me këtë punë. Mos e mendoni fare si e mendon partia jonë, mendoni njëhërë si e mendojnë partitë e tjera që na shohin nga Europa.
Ka bërë vaki në ndonjë shtet që ka shkuar të lypë tek dera e komshiut, të hyjmë në Europë me këto njerëz që ka, me këto ministra të Brendshëm?!

Për çfarë na akuzon Europa ne? Për drogë, për korrupsion, se nuk na akuzon për varfërinë. Sikur këta zotërinjtë të ishin ministrat e Ekonomisë, siç debatohet sot në Itali. Jo mor!
Në Shqipëri ato njohin dy vetë, kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm! Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, rresht pas rreshti, janë njerëz të kriminalizuar! U mbyll kjo punë! E kanë fajin këta, e kanë kalamajtë e këtyre, e kanë kunetërit, e kanë vëllezëerit, kjo për ne s’ka fare rëndësi…
Absolutisht dhe s’duhet të ketë fare rëndësi dhe për ju. Për ne rëndësi duhet të ketë çfarë perceptimi ka Europa për ne që pretendojmë të shkojmë në Europë.
Vazhdoni të ankoheni se ju pengojmë ne!katër vjetët e para ju pengonin borxhet e qeverisë së vjetër. Mbaruan, u shlyen, u lanë, ku di unë se ç’bëtë me to!
Dy vjetët e dyta ju pengoi sistemi i drejtësisë juve. Se s’ju linin prokurorët juve…Nuk mbillej misri në Lushnje, e ka fajin drejtësi! Përmbytet Shkodra, e ka fajin drejtësia! Nuk prodhohnë hidrocentralet, e ka fajin drejtësia! Keni gjetur justifikimin më absurd dhe kur vjen puna, edhe drejtësinë e keni sot në dorë!
Tani keni filluar se e paska fajin jo drejtësia, po LSI-ja!se kanë qënë ortakët tuaj dhe s’jua kanë shkuar punët mirë. Gjithnjë gjeni justifikeime, asnjëhërë nuk jeni justifikuar me punë!

Artikulli paraprakKasmi flet për “FaxNews”: Ishte një goditje vrastare, polici që më qëlloi do përgjigjet
Artikulli tjetërPërplasje në komisionin e Ligjeve: Rama barrikadë për të mbrojtur Tahirin e Xhafajn