Kaseta për masakrën e Krushës, Arbër Zaimi: Tri arsyet pse Rama “fshihet” pas Bashës

Arbër Zaimi, anëtar i Kryesisë së VV-së, thotë se politika shqiptare po tenton të instrumentalizojë çështjen kombëtare për qëllime elektorale. Ai tha se akuzat e mazhorancës për liderin e opozitës për çështjen e UÇK-së lidhen me dështimin në menaxhimin e COVID, ekonomisë dhe korrupsionin.

Gjithashtu, Zaimi nënvizoi se e gjitha kjo situatë e nxjerr kryeministri Edi Rama të stonuar pasi ka pasur marrëdhënie të afërt me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Tre janë arsye, e parë është tërheqja e vëmendjes nga dështimet akute si dështimi në menaxhimin e COVID, shëndetësinë dhe ekonominë, dy çështja e korrupsionit dhe e treta është mbulimi i raportit të ngushtë i Edi Ramës me Aleksandër Vuçiç vitet e fundit që e nxjerr të stonuar. Pasi në momentin që gjykohen strukturat e UÇK-së ai vazhdon partneritetin me Vuçiçin pë t’i dhënë Serbisë hapësirë të hegjemonisë në rajon”, deklaroi anëtari i kryesisë së VV-së.

Sipas, Zaimit megjithëse afrimi i Ramës me Vuçiç justifikohet me bashkëpunim rajonal apo fqinjësinë e mirë, ai duhet të mbështesë prirjet e politikave të jashtë në SHBA dhe BE që përputhen me interesat tona kombëtare.

“Nëse në Tiranë po bëhet debat për çështjen e provave që i ka dorëzuar dikush, të masakrës së Krushës, atë masakër kush e ka bërë? Atë masakër e ka bërë qeveria, ku Vuçiç ka qenë ministër i Propagandës (Informacionit).

Ne nuk duam të zgjedhim presidentin e Serbisë por le të ndjekim shembullin e Izraelit. Pra nëse Gjermania nuk do të kishte bërë denazimin prej vitit 45’ deri në 55’, nuk do të kishte marrëdhënie miqësore Gjermani-Izrael. Le të themi që Shqipërisë i takon, dhe Kosovës, që të këmbëngulin nga pozita e shqiptarëve për largimin e kastës së Milosheviçit nga politika e Serbisë dhe kjo këmbëngulje bëhet dhe duke mos ia zgjatur dorën”, deklaroi ai.

Zaimi madje e cilësoi marrëdhënien e Rama-Vuçiç jo personale, por korruptive dhe se lëvizjet e forta antikorrupsion shtoi ai duket se e acaron Ramën. Ai shtoi se, nuk arrin ta kuptoj se si një situatë të tillë Rama akuzon kundërshtarin e tij politik, Bashën dhe nuk përmend se akuzat ndaj UÇK-së janë shpifje nga Seria.

Për qëndrimin e kreut të VV-së Albin Kurti për këtë çështje, Zaimi veçoi se, deklaratat kanë të bëjnë me thirrje për një koordinim shtetëror në mbrojte të UÇK-së pasi të mos njohësh Gjykatën Special tashmë do të thotë praktikisht të pranosh se akuzat janë të vërteta.

“Koordinim shtetëror për mbrojtjen. Vetëm LDK nuk kanë anëtarë të procedura, të gjitha partitë e tjera kanë, përfshirë dhe VV që ka kreun e grupit parlamentar. Përderisa po akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale duhet të ketë koordinim. Deri tani janë dënuar 34 shqiptarë dhe 4 serb nuk duhet të pranojmë tezën serbe se nuk janë gjykuar shqiptarët. Gjykata Speciale nuk është gjykatë ndërkombëtare, është gjykatë e Kosovës me prokurorë amerikanë dhe gjyqtarë evropianë”, përfundoi Zaimi.

Artikulli paraprakGjermania mbyll zyrën e vizave në Tiranë
Artikulli tjetërProkurorët në Hagë kanë 153 deshmitarë