Karlo nis ndërtimin në tokën që kushton 15 milion euro, Berisha: Ky është monumenti i zi i mafies shqiptaro-pulieze, Rama-Bolino!

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar fillimin e punimeve në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, nga Karlo Bolino, të cilit Edi Rama  ka dhënë një tokë që kushton 1200 euro m2 për 1 euro m2, për të ndërtuar godinën ku do të vendosë televizionin e tij.

Pikërisht në tokën ku ishte vendosur që të ndërtohej një shkollë.

‘Ky eshte monumenti i zi i mafies shqiptaro – pulieze Rama-Bolino!

Karlo Malavita dhe ortaku i tij Edvin Hajduti filluan ndertimin ne mes te Tiranes. Ata po ndertojne per mediat e tyre ne token qe kushton 1200 euro metri katror, por qe me VKM te firmosur nga ortaku i tij ne hajni Edvin Hajduti e mori me 1 euro metrin katror.

Kjo toke e grabitur nga mafia shqiptaro – puljeze qe se bashku me ndertesat perreth shkon ne 15 milione euro, ishte parashikuar per ndertimin e gjimnazit per zonen prej 5O mije banoreve qe nuk ka nje te tille.

Shikoni videon e qytetarit dixhital dhe lexoni mesazhin e tij. sb

Pershendetje dr po te njoftoj se Bolino dhe Edi Rama kane nisur ndertimin ne token qe kane marre me nje euro por qe kushton 1200 euro metri katror.

Artikulli paraprakBardh Spahia nxjerr fotot e rrugës “Qafë Thore – Theth”: Rrugët e Edi Ramës me zvarritje dhe pa standarde
Artikulli tjetër19 kandidatët për deputetë të PD në Vlorë që u votuan nga anëtarësia