“Karagjozë me mandat Kushtetues! Të fala reformës në (zh)drejtësi”!

Anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Lulzim Hamitaj është vënë nën hetim nga Prokuroria pas denoncimit të opozitës se ka falsifikuar dokumente e paraqitura.
Në muajin gusht, PD kërkoi shkarkimin e anëtarit të komisionit të pavarur te kualifikimit, Lulzim Hamitaj.
Dy juristet e PD, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi publikuan dokumente që sipas tyre faktojnë se Hamitaj ka mashtruar parlamentin për tu zgjedhur në këtë post duke falsifikuar diplomën e gjuhës angleze.
Për këtë arsye, Prokuroria ka thirrur sot Hamitajn që të paraqitet në lidhje me akuzat ndaj tij.
Ky veprim i Prokurorisë është ironizuar sot nga ish-ministri i Drejëtsisë, Ylli Manjani.
Sipas Manjanit, “L. H. (Lulzim Hamitaj), anëtar i KPK (vettingut) thirret për të dhënë spjegime për një akuzë, nga prokuroria që do vettohet prej tij!!!
“Karagjozë me mandat Kushtetues dhe me bekim ambasadash!.
Të fala reformës në (zh)drejtësi!”, shkruan Manjani.

Artikulli paraprakBasha me fermerët në Malësinë e Madhe: Do të zerojmë akcizën e naftës dhe plehrave kimike
Artikulli tjetërQeveria ka falimentuar, 245 miliardë lekë fatura të papaguara bizneseve, reagimi i FMN