Kapiteni që luftoi nazistët në Luftën e Dytë Botërore, mposht koronavirusin në moshën 104 vjeçare

Veterani i Luftës së Dytë Botërore nga shteti amerikan Alabama, është shëruar nga COVID-19 “në kohë” që të festojë ditëlindjen e tij të 104-të.

Një familjar i tij ka thënë se majori Ëooten është fizikisht i lodhur dhe nuk po i ka gjërat edhe aq të qarta pas luftës me coronavirusin, kurse mbesa e tij Holly Wooten McDonald, ka thënë se duket se ai është mirë për faktin që po e feston ditëlindjen e tij.

McDonald theksoi se gjyshi i saj kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 më 23 nëntor, kur e ëma e saj dhe vajza u sëmurën. Ai ishte në spital, por ia arriti ta rimarr veten.

Nga spitali Madison është realizuar videoja ku shihet Wooten me maskë në fytyrë duke përshëndetur punonjësit që i këndonin “Urime ditëlindjen”, derisa ai po dilte nga spitali në karrocë të dekoruar me balona, dy ditë para ditëlindjes.

Ëooten si kapiten i klasit të parë kishte marrë pjesë në luftë kundër nazizmit, kurse vitin e kaluar udhëtoi në Francë për të marrë pjesë në 75-vjetorin e zbarkimit të trupave në Normandi.

Artikulli paraprakRama do të aplikojë votimin me postë të emigrantëve për manipulim masiv të votave në zgjedhje
Artikulli tjetërBasha në familjen Isiberi, i biri emigrant: Do vij nga SHBA të votoj largimin e kësaj qeverie