Kaosi në Parlament, Mazhoranca kërkon masë disiplinore edhe për tre deputetë të tjerë të rithemelimit

Mazhoranca ka kërkuar masë disiplinore për disa deputetë të rithemelimit, përkatësisht Elda Hoti, Saimir Korreshi dhe Lindita Metaliaj.

Vendimi vjen pas seancës plenare të së enjtes.

Seanca e përsëritur në çdo fillim seance plenare nga deputetë të opozitës duke penguar zhvillimin e rregull të saj është e pa tolerueshme. Kaosi i krijuar nga deputetë të caktuar të opozitës në seancën plenare të datës 09.11.2023 duke larguar nga vendet karriget dhe duke vendosur ato si barrikadë përpara foltores dhe duke e bllokuar atë është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet midis të tjerash në kërkesë.

Deputeti Korreshi ndezi i pari tymueses në seancën e Parlamentit të së enjtes, duke bërë që e gjithë salla të mbushet me tym. Në kërkesën për masë disiplinore që mazhoranca i ka dërguar Kuvendit për të marrë ndaj deputetit, thuhet se ai i mori tymueses nga deputete të tjera të opozitës, përkatësisht Elda Hoti dhe Lindi Metaliaj.

Situata në sallën plenare u përkeqësua akoma më shumë kur deputeti Saimir Korreshi u pa të merrte disa tymuese nga çantat e dy zonjave deputete Elda Hoti dhe Lindi Metaliaj duke i ndezur ato dhe duke e bërë të pamundur dhe të vështirë zhvillimin normal të rendit të ditës dhe diskutimet e deputetëve të regjistruar”, thuhet në kërkesë.

Kaosi në Parlament, Mazhoranca kërkon masë disiplinore edhe

Artikulli paraprakSali Berisha është gati të përgënjeshtrojë edhe vetvetven duke gënjyer e mashtruar për interesin e vet personal.
Artikulli tjetërSkeda e dhunës/ “Nevriku” Dash Sula, nga zbazja e pistoletës në stadium, karrige mbi arbitrat, te grushti në Kuvend për kolegun Çollaku!