Kanë rënë themelet e shtetit, tre sfidat e vendit

Lulzim BASHA

Në ditën e sotme kam patur disa takime të rëndësishme përsa i përket shpjegimit dhe qartësimit të qartë të pozicionit të Partisë Demokratike në lidhje me çështjen e ligjit të Magjistraturës. Ligji i Magjistraturës është aprovuar vetëm me votat e maxhorancës. Është aprovuar në mënyrë të tillë që pasi ta kapte shkollën e Magjistraturës Edi Rama, asnjë parti tjetër të mos kishte mundësi tia hiqte nga duart dhe kjo është aryeja pse ligji është me 3 të pestat. Pasi vuri bordin me të emëruarit e vetë dhe ata emëruan emrat që dërgoi Edi Rama, tani ajo është si me thënë një shkollë partie.
E them këtë për ata që e mbajnë mend se çfarë ka qënë shkolla e partisë, ku kishim vetëm një parti në pushtet. Për më të rinjtë domethenë që ky është një institucion totalisht i kapur nga Edi Rama. Edhe po të shikojmë njerëzit që janë aty, janë njerëz që janë të lidhur drejtpërdrejtë me një ose 2 breza me Partinë Socialiste me pararendësen e saj, Partinë e Punës së Shqipërisë.
Arsyeja e kapjes së Shkollës së Magjistraturës është që ta shndërrojë atë në një farë kursi partiak ku të seleksionohen kandidaturat sipas preferencave të Edi Ramës dhe këta të jenë pas 3 vitesh gjyqtarë, prokurorë të ardhshëm. Pra synon një kapje afatgjatë të sistemit.
Ju e dini që në vitet 92-93, e më vonë u organizuan kurse 6 mujore në Durrës në zonën që quhet si Zona e Plepave me qëllim që të trajnoheshin gjyqtarë e prokurorë për të shërbyer në sistemin i cili po kalonte nga monist në demokratik, e për vit me radhë këtyre një pjesë e politikës iu referohen si gjytarët e prokurorët e plepave. Tani Edi Rama po bën të njëjtën gjë porn ë kushte shumë më të ndryshme, në kushte totale transparence dhe në kushte total kontrolli politik për të nxjerrë, siç e quajti deputeti Dash Shehi në mbledhjen e grupit, gjyqtarë dhe prokurorë të shelgjeve. Mund të zgjedhim ndonjë pemë tjetër por duke ia ruajtur autorësinë Dash Shehit, kjo nuk është gjë tjetër vetëm propozim që të kemi shelgjet e Partisë Socialiste.
Pra ky është qëllimi prandaj insistojmë kaq shumë. Por natyrisht edhe në qoftëse ne do të mbyllim sytë e themi dakord po ua japim votat për ligjin e Magjistraturës por problem që shtohet para vendit e shqiptarëve dhe partnerëve dnërkombëtarë është; a e zgjidh kjo faktin që ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese sot?!

A e zgjidh kjo faktin që ne kemi Prokuror të Përgjithshëm të emëruar vetëm të maxhorancës kur Kushtetuta e kërkon me 3 të pestat?! A e zgjidh faktin që një vit e katër muaj pas skadimit të afatit kushtetues, që ishte prilli i 2017, nuk kemi as KLGJ dhe as KLP?! Dhe propozimi që kanë sjellë ata është që ti japim pushtetin e KLGJ dhe KLP, tia kthejnë KLD-së së dikurshme dhe Prokurorit të Përgjithshëm?! A e zgjidh faktin që 5 anëtarët e KLGj dhe KLP përfaqësojnë vetëm një ngjyrë politike të PS-së?! Sepse shorti që i ka zgjedhur ka rënë mbi një grup kandidatësh të cilët vijnë aty pasi janë përzgjedhur nga veglat e PS-së?! Me filtra antikueshtetues siç e ka gjykuar edhe Gjykata kushtetuese. A e zgjidh kjo faktin që nuk kemi një strukturë të posaçme antikorrupsion SPAK?! As Byronë Kombëtare të Hetimeve?! Sigurisht që jo.
A e zgjidh kjo faktin që Reforma në drejtësi është shndërruar në një kënetë. Ka ngecur në llum dhe cili është përgjegjës për ngecjen në llum të Reformës në Drejtësi?! Opozita, e cila për 2 vite më radhë kontribuoi dhe dha qindra mijëra orë eskpertizë, energji, njerëz për të arritur në konsensusin e 21-22 korrikut 2016, të cilës ia garantua që 6 ligjet e posatçme do të kalohehsin me votat e saj dhe pastaj kur ne bëmë propozimet dhe amendamentet na i hodhën poshtë, apo këta të cilat i hodhën poshtë. Kush është përgjegjësi?! Askush nuk flet se kush është përgjegjësi pse jemi në këtë gjendje. Natyrisht që përgjegjësi është Edi Rama.
Motivet janë të qarta. Me një reformë në drejtësi funksionale sot Saimir Tahiri duhej të ishte në burg. Nuk do kishte gjyqtar dhe prokuror që të klishte guximin që ta mbante larg burgut, por sot ata i kontrollon Edi Rama përmes kamikazës në Prokurorinë e Pergjithshme dhe përmes kamzhikut që përdor me komisionet e vetingut të cilat bëjnë punë selektive politike. Për të njëjtën shkelje një gjyqtar dhe një prokuror e largojnë, dhe për të njëjtën shkelje tjetrin e mbajnë. Pse?! Sepse është në listën e bardhë të Edi Ramës, jo në atë të zezën e Ramës.
Pra po të kishim një reformë funskionale Saimir Tahiri duhet të ishte në burg. Elvis Roshi duhet të ishte në burg. Hetimet duhet të ishin hapur prej kohësh për Damian Gjiknurin, për Vangjush Dakon, për Qazim Sejdinin, për Arben Ahmetajn, për Ilir Beqën, e për shumë figura të tjera të maxhorancës të lidhur me kjrimin apo të përfshirë në aferra të tmerrshme korruptive që i kanë kushtuar xhepit të shqiptarëve qindra milionë euronga taksat e tyre. Ja pra ku jemi edhe tek motivi i tyre.

Edi Ramës nuk i intereson një Reformë në Drejtësi sipas Kushtetutës. Nuk i interesojnë prokurorë dhe gjyqtarë të pavarur që të ndërshkojnë e të mos mbrojnë politikanët e lidhur me krimin dhe korrupsionin qeveritar. Kjo është pengesa kryesore për reformën në drejtësi . Të tjerat janë pallavra.
Më vjen mirë që ata që gjejnë kohën dhe kanë dëshirën dhe vëmëndjen për të dëgjuar edhe opozitën kanë faktin të njihet me faktet e pakundërshtueshme se si kemi ardhur deri këtu.
Sot kam pasur fatin ti njoh miqtë edhe me rrugët që ne propozojmë si opozitë për të dalë nga kjo gjendje. I kam njohur me disa prej propozimeve tona që natyrisht do ti nënshtrohen një diskutimi me të gjithë aleatët, frontin e bashkuar opozitar, mendoj se është e drejtë që edhe qytetarët shqiptarë ta dinë sot pozicionin tim dhe të Partisë Demokratike, parimet, bazat, mbi të cilat ne besojmë se mund të dilet nga ky kolaps total kushtetues dhe i Reformës në Drejtësi.
E para dhe hapi kryesor është ti qendrojmë besnik konsensusit të 21 dhe 22 korrikut 2016. Që do të thotë; zhbërje të të gjithë rregullave ligjore që janë miratuar me dyer të mbyllura të njëanshme nga ana e maxhorancës në kundërshtim me frymën e konsensusit të arritur në ndryshimet kushtetuese, në kundërshtim me vetë parashikimet e Kushtetutës. Ne i kemi bërë disa nga këto propozime. i kemi shkruar, i kemi bërë drafte, i kemi paraqitur në Këshilllin e Legjislacionit, por natyrisht që vlerësimi duhet të jetë shumë më i plotë dhe i thellë duke pasur parasysh që ato propozime janë bërë para se të kolapsonte tërësisht Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë dhe para se të kapej edhe Prokurori i Përgjithshëm.
Çështja e dytë është zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në organin e Prokurorisë, ku paligjshmëria ka kapluar gjithë piramidën e prokurorëve, duke i dhënë fund kapjes politike të Prokurorit të Përgjithshëm e cila pastaj ka çuar në emërime politike, antiligjore, antikushtetuese, të prokurorrëve të ndryshëm siç është emërimi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në prokurori të tjera të vendit. Një autoritet që prokurori i përkohshëm nuk e ka as me ligjin antikushtetues mbi bazën e të cilit është emëruar.

Së treti, zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në procedurën e përgjedhjes së anëtarëve të jashtëm të KLGJ-së e KLP-së duke eleminuar nga gara të gjithë kandidatët që nuk plotësonin kriteret kushtetuese ligjore apo ishin përjashtuar nga OMN-ja dhe duke përsëritur procedurën e zgjidhjes. Një proces administrativ që është bërë në kundërshtim me ligjin dhe sipas ligjit është absolutisht e pavlefshme. Dhe këtu ka standard që maxhoranca i ka ndjekur shumë mirë në disa raste të mëparshme dhe të njëjtin standard duhet të ndjekë edhe këtu. KLGJ dhe KLP dhe anëtarët jo gjyqtarë dhe prokurorë duhet të zgjidhjet sipas Kushtetutës dhe jo sipas qefit apo ligjeve të njëanshme të maxhorancës dhe procedurave të shkelura edhe të këtyre ligjeve të njëanshme.
Së katërti, zgjidhja urgjente e ngërçit të krijuar në Gjykatën Kushtetuese duke evidentuar mekanizmat e duhur kushtetues dhe ligjor që kjo gjykatë të jetë plotësisht funksionale. Përsa kohë që vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese, vendi është në një gjendje defakto dhe dejuro të grushtit të shtetit. Sepse asgjë nuk e ndalon Edi Ramën, siç kaloi ligjin për Teatrin, që të ndërmarrë një ligj, që po e marr për shembull, që të gjitha ata që demonstrojnë gnjyrat portokallli të shkojnë në burg. Këtu para meje kemi 3 veta që do shkojnë në burg. Ju për pandallonat portokalli, ju për për bluzën portokalli dhe ju për mbulesën portokalli të telefonit. E mora këtë shembull grotesk, aspak për të qeshur, se çfarë e pengon Edi Ramën ta bëjë këtë? A mund të ma thotë dikush nga ju se çfarë e pengon Edi Ramën ta bëjë këtë?! Ju ftoj ta thoni, a mendoni se ka një sitrument që ta pengojë Ramën që ta bëjë këtë gjë?! Nuk e kam pyetje retorike, por nëse keni pëgjigje ma thoni. Jeni 8 gazetarë para meje. Çfarë e pengon Edi Ramën të fusë në burg këdo që mban ngjyrën portokalli?! Çfarë e pengon?! Pra ai mund të kalojë një ligj me votat e maxhorancës që kush mban ngjyrë portokalli shkon në burg. Çfarë e pengon?! Deri më dje e pengonte Gjykata Kushtetuese, e pengonte Prokuroria. Pse?! Gjyakta Kushtetuese menjëherë brenda 24 orë do e pezullonte një ligj të tillë dhe jam i bindur që brenda një kohetë shkurtër do ta nxirrte të paligjshëm dhe përveç kësaj për shkelje të lirive themelore të njeriut, siç është edhe liria për të veshur ngjyrën portokalli, do hapej një procedim penal. E kuptoni pse themi që ky është kufiri mes demokracisë dhe diktaturës?! Sepse ai nesër mund dhe do ta kalojë një ligj që nuk dotë ketë të bëjë me ngjyrat por mund të ketë të bëjë me pronën. Do të ketë të bëjë me liritë, me fëmijët e shqiptarëve.

Me shtëpitë e tyre, me dyqanet, me rrogat dhe pensionet e tyre, me kursimet e tyre. E kuptoni se çfarë ka rënë? Ka rënë themeli i shtetit si një kontratë mes qytetarëve për të zgjidhur mosmarëveshjet në mënyrë paqësore. Me të vërtetët që maxhoranca ka përgjegjësinë të hartojë ligje por ka edhe një Gjykatë Kushtetuese që vendos nëse këto ligje janë apo jo kushtetuese. Dhe Kushtetuta është e vetmja që garanton liritë dhe të drejtat tona. Nuk ka asnjë person apo entitet që ti garantojë ato përveç Kushtetutës dhe natyrisht që intepretimi i Kushtetutës është monopol i Gjykatës Kushtetuese. E përsëris edhe njëherë, sikur larg qoftë në një rrethanë natyrore të 9-të anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të humbisnin jetën, do të pamundësoheshin fizikisht, detyra e parë e çdo vendi normal është të rizgjedhë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa këtu është çuar vendi me qëllim çuar drejt kësaj situate të Gjykatës Kushtetuese dhe Edi Rama bën sikur nuk e sheh. Sepse kështu i intetereson. Që të shembë Teatrin dhe ka plane të tjera pas teatrit. Prandaj zgjidhja urgjente e këtij ngërrci të krijuar, e kësaj krize është pika e katërt e qendrimeve që ne shpalosim në mënyrë që kjo gjendje krize të adresohet për sistemin e drejtësisë.
Së pesti, zgjidhja urgjente e krijuar nga ngërçi i zgjatjes së periudhës tranzitore dhe gjetja e mekanizmit të duhur ligjor që të ngrihet sa më shpejt KLGJ dhe KLP sipas Kushtetutës në mënyrë që të fillojë menjëherë i përzgjedhjes dhe funksionimit të SPAK dhe BKH. Kjo është reforma, e cila ka dy pjesë, vetingu për të nxjerrë jashtë sitemit gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe e dyta që të kemi disa institucione të cilat të kenë kapacitetet dhe fuqinë ligjore të ndjekin penalisht, të gjykojnë e të çojnë prapa hekurave krimin e organizuar, politikanët e korruptuar, politikanët e lidhur me krimin. Këto janë të bllokuara për arsyet që përmenda më herët. Zgjidhja e këtij ngërçi është një tjetër emergjencë absolute e vendit dhe një qendrim i panegociueshëm.
Së gjashti, ecuria normale sipas Kushtetutës dhe sipas ligjeve të procesit të vetingut. Ndërprerja e menjëhershme e ndërhyrjes politike në proces nga ana e maxhorancës dhe siç u thashë në fillim ka sjellë deri tani një process të deformuar ku disa trajtohen si të Edi Ramës dhe disa si të njerkut. Për të njëjtën shkelje dikush mbahet në detyrë dhe dikush largohet nga detyra. Kemi sot një shembulli epik që është shembulli i një prokurori të ish diktaturës komuniste që ka bërë procese politike e në veçant në Shkodër në vitet e fundit t ëish regjimti dhe që është shërbëtor i verbër i Edi Ramës dhe për këtë do dëgjoni z Strazimiri.
Së shtati, Një komisioni koordinimi siç e parashikonte Kushtetuta duhej të ishte ngritur më shumë se para një viti që të jetë i balancuar dhe i paanshëm për të mbikqyrur konstitutimin e organeve të reja të drejtësisë.

Kjo është pra rruga në të cilën duhet të kalojë procesi i nxjerrjes së reformës në drejtësi nga llumi ku ka ngecur, llumi i kënetës së Edi Ramës, Fatmir Xhafës, Saimir Tahirit, Qazim Sejdinit, Vangjush Dakos, bandave dhe kriminelëve. Kjo është rruga por që të jetë e besueshme dhe e zbatueshme duhet të mbushen disa kushte themelore.
E para e punës ata që e kanë sjellë vendin në këtë pikë duhet të mbajnë përgjegjësi. Ata kanë emër dhe mbiemër, nën përgjegjësinë e tyre politike dhe me veprimet etyre konktrete dhe mosveprimet e tyre kemi ardhur këtu. Pa ndodhur kjo nuk mund të ketë asnjë bazë dhe besim për të ecur përpara. Nëse të njëjtët autorë të cilët me qëllim sabotuan reformën në drejtësi për ta sjellë në këtë pikë ku jemi sot ulen sikur ska ndodhur asgjë. Kjo është e papranueshme.
Procesi duhet të ketë jo thjeshtë konstriktuvitet siç kërkojnë me të drejtë disa nga miqtë tanë por duhet të ketë besim dhe sot ska besim. Ata që me qëllim e kapën sistemin duhet të mbajnë përgjegjësi dhe ky është parë që të krijohet besimi dhe hapi i dytëështë që të jepen garanci nga faktori politik që kemi përballë, nga PS, se çfarëdo procesi për të trajtuar këto 7 çështje të reformës nuk do të kthehet dhe sabotohet përsëri. Në këndvështrimin tim dhe jo vetëm kjo nuk mund të ndodhë me të njëjtën persona dhe aq më shumë që tani e zbuluan se pse e bënë. Fatmir Xhafaj kishte konflikt interesi dhe e bëri këtë pikërisht për të njëjtën arsye që refuzoi propozimin tonë që vetingu në polici të niste nga ministri. Pse e refuzoi? Që vetingu atë që kërkon për policin, të mos e kërkojë për ministrin. Se po ta kërkojë për ministrin i pari që duhet të ikë është Fatmir Xhafaj. E njëjta gjë me vetingun në polici.
Shumë mirë një prokuror që paska një kushëri të tetë, apo një kunat apo dikë tjetër me një problem penal duhet të largohet. Po ky më vëllain dënuar për trafik droge do të rrijë ministër i brendshëm? Ky padyshim është një standard moral më i ulti i imagjinueshëm dhe një standart politik i papranueshëm.
Në mënyrë të prerë dhe kategorike: i papranueshëm. Këto janë qendrimet kryesore, ndërkohë që meqë po e shemb teatrin, e ka kthyer parlamentin në teatër. Kështu që nuk kam ndërmend të ndalem më gjatë në këto çeshje.
Kjo është rruga. Këto janë çështjet. Kjo është e vërteta sipas nesh.
Kush do të argumentojë të kundërtën, është i ftuar ta bëjë këtë, port ë vërtetës nuk mund ti iket. As duke pretenduar se nuk e sheh dhe as duke fabrikuar gënjeshtra dhe dizinformacione për shqiptarët apo për partnerët. Kjo është e vërtetë dhe kjo është rruga sipas nesh për të dalë nga ky kolaps total i drejtësisë, i cili natyrisht ka sjellë një kolaps total të vendit.
E mbyll duke ju përmendur edhe njëherë tre sfidat kryesore me të cilat ndeshemi. Kapja e qeverisë nga krimi, lidhja e qeverisë me krimin. Kapja e drejtësisë nga qeveria. Kriza totale ekonomike.
Që kanë sjellë sipasojë këto dy sfida por edhe sfida të tjera të klientelizmit, të oligarkisë, të PPP-ve, korrupsionit në shifra galopante etj. Po padyshim që kryesorja është lidhja e qeverisë me krimin. Pa prerë lidhjen e qeverisë me krimin, asnjë nga çështjet e tjera nuk mund dhe nuk do të mund të marrin rrugë.
Do të vazhdojë shfaqja e cila prapë do na lërë jashtë dyerve të Europës. Do të na lërë me më shumë krim, me më shumë drogë, me më shumë emigracion, më pak vende pune e më shumë deshpërim.
Pra do na afrojë më shumë me Lindjen dhe do të na largojë gjithnjë e më shumë nga Perëndimi dhe nga standardet perëndimor.

Artikulli paraprakSistemi në kolaps prej ligjeve të njëanshme
Artikulli tjetërFaqja e pare