‘Kanë dy vite që na thonë ‘Lul Brava’, Haklaj: Foltorja përfundoi tek brava e Edi Ramës

Mandati i deputetes OIta Xhaçka dhe situata e opozitës PD e vulës dhe Rithemelimi u diskutuan në ‘Studio Live’ me anëtarin e kryesisë së PD-së, Azgan Haklaj.

Lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka, Haklaj u shpreh se është i papajtueshëm me kushtetutën, duke shtuar se mazhorancës po i shtohet skuadra në burg, sa nga qeveria sa nga bashkia.

‘Mandati i saj është i papajtueshëm. Ka marrë një status me dokumenta fallco. Është investitor strategjik. Në shkelje flagrante të ligjit. PS i bëri mbrojtje politike. Për të treguar se mazhoranca ka formë, për ta zvarritur që të shkojë deri në fund të mandatit. Kemi dy skuadra. Njëra skuadra e qeverisë, tjetra e bashkiakëve. Dy skuadra futbolli po shkojnë në burg. PS duket e tronditur rëndë. Është e pafalshme, ajo që ka ndodhur me bashkinë e Tiranës. Por më i rëndë është edhe teatri që bëhet nga ata që protestojnë tek bashkia Tiranë. Problemi që kanë këta e kanë me SPAK. Aq shumë po i tronditur SPAK sa bëjnë veprime të çoroditura. A e shihni zotin Meta? Kërkon një raport. Edhe fjalimi i zonjës Kryemadhi, kur tha se gratë bëhen mish për top për burrat.’, tha Haklaj.

Haklaj përsërit akuzat për ‘trekëndëshin e Bermudës’, Berisha-Rama-Meta se bashkëpunimi i tyre po i vjen fundi.

‘Dy vite e kusur na kanë sulmuar Lul Brava. Tani kanë përfunduar tek brava e Edi Ramës. Kthimi i Berishës është karshillëk ndaj SHBA, karshillëk ndaj SPAK. Kjo aleancë e çatisë e kullave është frymëmarrje provizore e autokracisë. Lufta imagjinare 6-mujore në parlament, lufta imagjinare në parlament ka mbaruar. Betejën kryesore e kanë për vulën. Vulën e ka PD-ja, kryetar është Lulzim Basha. Gjykata e Lartë e ka kthyer që Apeli të japë vendim. Kur të vijë ky moment do hapet ajo dosje dhe shikohet dokumentacioni me çfarë është firmosur’,
u shpreh Haklaj.

Artikulli paraprak‘Nafta e Shpiragut si raki Ballë Kazani’
Artikulli tjetërKryqëzimi i biznesmenëve si shërbim ndaj zyrtarëve publikë të korruptuar