Kampionati Europian në vitin 2021, ja vendimet që ka marrë UEFA

Pritet vetëm zyrtarizimi, por gjithçka është vendosur. Kampionti Europian shtyhet për në verën e vitit të ardhshëm. Konfirmimi për zërat që qarkullonin prej ditësh vjen nga Federata Norvegjeze e Futbollit, e cila I ka paraprirë zyrtarizimit që do të vijë nga qeveria europiane e futbollit.

Prej mëngjesit të sotëm, UEFA ka nisur një sërë video-konferencash me Federatat anëtare, ligat dhe sindikatat e futbollistëve për të vendosur në lidhje me të ardhmën e futbollit europian. Vendimi për shtyrjen e Euro 2020 do të mundësojë mbylljën e kampionateve dhe Kupave në muajt qershor-korrik, ku sigurisht të gjitha ndeshjet do të luhen pa tifozë.

Ky është skenari më i mirë dhe që qeveria europiane e futbollit shpreson ta realizojë, por gjithsesi çdo gjë varet nga Coronavirus dhe nëse situata me pandeminë globale do të ndryshojë për mirë.

Artikulli paraprakNga Rama nuk pres këshilla për higjenën, por llogaridhënie për masat e munguara
Artikulli tjetërFajësimi i Zotit, pabesia e madhe e Edi Ramës