Kalon në Portin e Durrësit me pistoletë, kapet në Bari

Një italian ishte nisur nga Shqipëria, ku kishte kaluar pushimet, drejt vendlindjes me pistoletë dhe fishekë fshehur në makinë, u kap në Portin e Barit. Italiani udhëtonte me një makinë ku kishte fshehur nën levën e marsheve, një pistoletë dhe pesë fishekë, po u zbulua gjatë kontrolleve në Portin e Barit, nga punonjësit e Agjensisë së Doganave.
Burri, një shtetas italian me banim në Bari, ishte duke u kthyer nga Shqipëria, thanë mediat italiane. Në makinën e tij, ushtarakët dhe agjentët zbuluan një pistoletë me kalibër 9 që ishte prodhuar në Jugosllavi, fishekë por edhe 6.6 kg duhan i fortë, që burri po e fuste ilegalisht në Itali.

Artikulli paraprakTerrorizoi fshatin duke kanosur e qëlluar me armë
Artikulli tjetërRikthehet tritoli, shpërthim në banesën e një ish-polici