Kaliforni, dhjetë të vdekur nga zjarret

Nga zjarret në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara e kanë humbur jetën dhjetë vetë.
Të ndihmuara nga erërat e fuqishme, zjarret i kanë detyruar më se 20 mijë njerëz që të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa janë shkatërruar qindra shtëpi dhe biznese.
Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në rajonet në Karolinën Veriore, që janë të njohura për prodhimin e verës, Napa, Sonoma dhe Juba.
Zjarret dhe tymi e kanë përfshirë gjithë rajonin.
Patrulla e Autostradave në Kaliforni tha se një numër i rrugëve janë mbyllur.

Artikulli paraprakRusi: Arrestohet shefi i Fondacionit Antikorrupsion
Artikulli tjetërBashkëjetesa CDU-CSU në Gjermani