Kaçe në “radarin” e Platanias

Mediat greke e drejtojnë Ergys Kaçen drejt klubit modest të Platanias. Mesfushori korçar që ka një kontratë deri në vitin 2020 me PAOK-un e Selanikut është lënë jashtë projektit të trajnerit Lucescu, pasi këtë sezon numëron vetëm 4 ndeshje dhe 239 minuta, duke humbur rolin e liderit në mesfushë. Sipas asaj që raporton “Sportdog.Gr”, Platanias ka nisur ofensivën prej disa ditësh, por vendimtare do të jetë përgjigja e lojtarit. Vetë Kaçe duket se nuk e pëlqen destinacionin e ri që i kanë ofruar drejtuesit e PAOK-ut. Aktualisht, skuadra nga Kreta renditet në vendin e fundit të Superligës greke, pasi ka zhvilluar një pjesë të parë sezoni shumë të dobët, duke grumbulluar vetëm 6 pikë. Gjithsesi, këto janë ditë vendimtare për Ergys Kaçen, i cili kërkon të ndryshojë menjëherë ambjent për të hyrë në planet e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Christian Panucci. Në rast se drejtuesit e PAOK do ta bindin për të lënë Selanikun, atëherë ky do të jetë huazimi i dytë i mesfushorit pas aventurës së dështuar në Çeki me Viktoria Plzen.

Artikulli paraprakEkonomia gjermane optimiste për vitin 2018
Artikulli tjetërGuardiola: Më favoriti në Champions është Barcelona