Ka dy polici, njëra me protestuesit tjetra me regjimin kriminal, do përgjigjen një për një

Ushtari i Edi Ramës në krye të rendit, Sandër Lleshi i gjendur përballë ish-deputetit demokrat Bardh Spahia, i zënë ngushtë për shfaqjen që kishte shkuar të jepte ka shpërthyer në fyerje dhe ka urdhëruar në sy të mediave të shporret zyrtari i opozitës që kishte shkuar fe vizitonte të plagosurit nga policia.

Njëri prej policëve nuk ka pranuar të prekë me dorë ish-deputetin demokrat, ndërsa një tjetër polic ka goditur kolegun tij, që nuk pranoi të godiste ish-deputetin. Kjo foto është ilustrimi më i qartë se ka dy polici. Njëra polici është ajo që nënkuptohet se është në krah të protestuesve dhe kjo shihett lehtësisht përmes mënyrës së sjelljes së tyre edhe gjatë protestave dhe një pjesë tjetër e vogël në armatën e policisë janë ata që janë në krah të regjimit kriminal.

Pjesa më e madhe e policisë që janë në krah të protestuesve nuk janë agresivë dhe në fytyrat e tyre shikon qartë se ata japin një inkurajim për protestuesit duke lënë të kuptohet se edhe ata janë në anën e tyre. Ata ndajnë të njëjtat halle me qytetarët, vuajnë njësoj si pjesa tjetër e shoqërisë dhe ndjehen njësoj të revoltuar me padrejtësitë e një regjimi kriminal. Një prej tyre, në një nga momentet e tesnionit u shpreh qartë para protestuesve, “në jemi si ju, bjerini fort këtyre”.

Pjesa tjetër në polici, ky është një kontigjent i vogël, por i graduar në poste drejtuese. Këta janë më agresivët dhe në veprimet e tyre nuk kursejnë as vetë policët që nuk janë si ata. Këta janë pjesa më e inkriminuar, pjesë e trafiqeve dhe sekserë të krimit të organizuar.

Pothuajse të gjithë janë të identifikuar për rolin e tyre jo në funksion të ligjit, port ë pushtetit të krimit. Një gjë është e qartë se ata do të përgjigjen një për një. Pushteti i bandave po shkon drejt fundit dhe ata nuk do të përgjigjen për çdo akt të dhunshëm në protesta, për çdo urdhër të paligjshëm dhe fundi i tyre do të jetë prapa hekurave. Kjo është një betejë popullore me një bandë kriminale dhe beteja do të fitohet nga populli.

Artikulli paraprakZakonet e përditshme që ju dëmtojnë shëndetin mendor
Artikulli tjetërMedia zvicerane: Shqipëria prodhon 900 ton kanabis në vit, qeveria e përfshirë…