Juventus i vendosur për Iscon

Isco mund të largohet nga Reali gjatë janarit pasi nuk po gjen hapësira në Madrid. Eventualisht, mesfushori spanjoll mund të ndahet me gjigantin spanjoll në verën e ardhshme.

Para çdo afati kalimtar spekulohet për një largim të mundshëm të Iscos nga Real Madridi. Mirëpo, këtë radhë duket se gjërat janë më serioze.

Mesfushori spanjoll nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në ekipin e Zinedine Zidanet, prandaj edhe mund të largohet prej aty.

Portali italian “Calciomercato” shkruan se Isco është bërë objektiv i Juventusit.

Bianconeri e kanë ndërmend ta nisin një ofanzivë për përfaqësuesin spanjoll gjatë janarit, por më i mundshëm transferimi duket i realizueshëm në verën e vitit tjetër.

Interesim për Iscon kanë shfaqur edhe klubet nga Premierliga angleze.

Artikulli paraprak“Oficeri” i Habilajve emërohet shef komisariati për t’i shërbyer…
Artikulli tjetërPse qeveria nuk publikon Projekt-Buxhetin e 2020, reagimi i fortë i Tabakut