Ju na krijuat “ne”

Të dashur demokratë dhe liberalë,
Po vërej se shumë prej jush nuk po e pranojnë faktin se kandidati juaj ka humbur. Në fakt duket se po postoni gjëra të urryeshme për ne që kemi votuar për Trumpin.
Disa prej jush janë “të nxitur”, sepse po shkruani se sa të neveritur jeni me rezultatet. Po pyesni si ndodhi.
Ju na krijuat “ne” kur sulmuat lirinë e fjalës tonë.
Ju na krijuat “ne” kur sulmuat të drejtën tonë për të mbajtur armë.
Ju na krijuat “ne” kur sulmuat besimin tonë kristian.
Ju na krijuat “ne” kur na quajtët vazhdimisht racistë.
Ju na krijuat “ne” kur na quajtët vazhdimisht ksenofobë.
Ju na krijuat “ne” kur na thatë t’i pranonim gjërat ose të largoheshim.
Ju na krijuat “ne” kur na detyruat të blinim kujdesin shëndetësor dhe më pas na penalizuat financiarisht për mospjesëmarrje.
Ju na krijuat “ne” kur lejuat që punët tona të largoheshin nga vendi.
Ju na krijuat “ne” kur sulmuat flamurin tonë.
Ju na krijuat “ne” kur i ngatërruat të drejtat e grave për feminizmin.
Ju na krijuat “ne” kur filluat të zhburrëronit meshkujt.
Ju na krijuat “ne” kur vendosët t’i bënit fëmijët tanë të butë.
Ju na krijuat “ne” kur vendosët të votonit ideale progresive.
Ju na krijuat “ne” kur sulmuat mënyrën tonë të jetesës.
Ju na krijuat “ne” kur vendosët ta linit qeverinë të dilte jashtë kontrollit.
Ju na krijuat “ne”, mazhorancën e heshtur.
Ne na erdhi në majë të hundës dhe ngritëm zërin.
Këtë e bëmë me votë, jo me plumba.

Ky ishte postimi i një vajze të re ne faqen online të “New York Times” në shenjë proteste ndaj qëndrimit të njëanshëm të kësaj gazete në fushatën presidenciale

Artikulli paraprakBE: Në Shqipëri mbetjet ruhen e hidhen jashtë standardeve
Artikulli tjetërKulla e stadiumit mes thashethemeve dhe të vërtetës