Jo shembjes së Teatrit Kombëtar, masturbinat nuk janë teatrot e vërtetë

Nga Xhemal Gjunkshi

Sheshi i Teatrit Kombëtar në Tiranë prej javësh është kthyer tashmë në një epiqendër të mbrojtjes, modelit të lirisë, përballjes midis qytetarëve me qeverinë dhe me kryeministrin arrogant, me ministren më famëkeqe të Kulturës së këtyre 28 viteve dhe me Kryetarin e Bashkisë që çdo ditë e më tepër e zëvendëson ministren në gjoja debatet dhe dëgjesat publike për teatrin.gjunkshi
Ndërkohë aleanca e qytetarëve për Teatrin ka hartuar dhe drejtuar një peticion organizmave më të lartë dhe vendimmarrës apo ndikues të këtij vendi në mbrojtje të teatrit. Është thirrja më qytetare e bërë ndonjëherë për çështje me përmasa dhe rëndësi të tillë. Mos e anashkalo z. Kryeministër. Dëgjoje, se kambanat bien për ty dhe kur nuk i dëgjon të ndjellin fatkeqësi. Ky është ligji i shkeljes në kallo.
Po në të njëjtën kohë fakte, dokumente të vjetra dhe të reja tregojnë rëndësinë e votimit kundër të këtij projekt-ligji famëkeq që është sjellë sot në parlament. Trualli i teatrit kombëtar është një truall publik me mjaft vlerë për trashëgiminë dhe kryeqytetin dhe nuk mund ti vihet një çmim injorues, madje nga ana e vlerave shpirtërore nuk mund ti vihet asnjë çmim. Vetëm mafia e bën këtë që bëtë ju zoti Kryeministër.
I vendos një çmim injorues e zhvleftëson dhe më pas e përdor më qëllime kriminale. Deri tani keni bërë sikur, tashmë ke dalë hapur, tamam me këtë stil. Duke ndjekur edhe reagimet publike për këtë rast, vetvetiu lind pyetja: Ku janë ata që dikur ishin kundër shembjes së Piramidës, apo sot merren me statuse piktoreske mode nëpër facebook e rrjete sociale, të ngopur si njerëz të vegjël me ndonjë post publik dhe tenderë restaurimesh nga buxheti i shtetit. Ku janë ata që kërkuan me aq elokuencë restaurimin e vilës 31?. Mos vallë vila e Diktatorit ka më shumë vlerë dhe histori se sa teatri kombëtar? Ku janë ata që quajnë objekte të një rëndësie të veçantë dhe firmosin për restaurimin e teatrit të operas dhe baletit, muzeun por jo teatrin kombëtar? Çfarë skenari fshihet pas tij?

Në shtator të vitit 2016, Zonja Kumbaro bëri një deklaratë për godinën e Teatrit Kombëtar duke u shprehur: “Nëse doni mendimin tim personal, sikur t’i heqim gjithçka mbart brenda godina e teatrit kombëtar, ajo është një godinë mëse mediokre!”. Dhe dikush e pyeti atëherë ministren: “Po nëse juve, ju vetë zonja Kumbaro, ju heqin historinë, kujtimet, ndjenjat që mbartni brenda; nëse do t’ju hiqnin shpirtin, çfarë do të mbetej prej jush?” Pse ministrja e kulturës e quan mediokër teatrin dhe e trajton atësi masturbinën që inauguruan, si turpin zëvendësues të teatrit? E dëgjuam atë dhe juve në inaugurim. Ishit më tepër se qesharakë. Ndaj dhe shoqëria ua gjeti direkt emrin e gjësë së re: MASTURBINA. Kështu e quajtën Art -Turbinën tuaj që nuk mund të jetë aq publike sa Teatri Kombëtar.
Po çfarë e gjeti këtë vend nëse do kishte disa teatro? Po pse vendin e atij teatri me sharmin e çdo kohe nuk mund ta zëvendësojë masturbina? Pa llogaritur pastaj pisllëqet e prapaskenave mafioze. Skenarët që na servirni ju, shqiptarët më parë i kanë parë nëpër filma. Por edhe realitetet që servirni ju, janë realitete mafioze të kaluar kohe. Ndaj dhe trokitjen tuaj në portën e Europës nuk e dëgjuan disa shtete. E keni parë botën se çfarë bën për teatrot; të vjetër dhe të rinj, se çfarë bën për bibliotekat; ndaj dhe janë ata që janë sot?! Po Ne? Ne po e kthejmë historinë e teatrit tëri dhe bibliotekës së vjetër si pazarin e rrrobave të gabit, që papritur kthehet në dyqan firmash me 50 për qind zbritje. Ja këtë panoramë po krijoni Ju.
Europa mbylli portën, na la në prag, se ne kemi një qeveri që përmbyt bibliotekat, për një çmim sheshi, që shet teatrin për një kullë. Që shet pronën publike që u përket brezave me një të lëvizur të gishtit. Ne kemi një qeveri që të vret natën e të qan ditën, që bën shumë zhurmë për asgjë. E keni kthyer Shqipërinë në një skenë ku zhurmat fshehin krimet e vërteta tamam si në një tragje-komedi të lashtë. Ngele nëpër dëgjesa publike, në të vërtetët i po bën teatër. Teatrin e ke zhvendosur në rrugë. Ndaj dhe të duken qesharakë aktorët, sepse ti je vetëaktor, më i miri në gënjeshtrën publike. Skenat e dëgjesave të tua janë kthyer si absurde të kohës sonë.

Përmes tyre ti nxore jashtë loje shoqërinë civile, njerëzit që kanë peshë dhe emër në këtë vend. I përdor ata dhe ata tërhiqen se mesa duket me të keqen nuk ia dalin dot. Merre më ngadalë zoti Kryeministër; Kur qeveria është e prirur qëllimisht dhe haptazi me arrogancë dhe dhunë për t’i bërë keq vendit dhe qytetarisë, kjo e fundit del në sheshe.
Dhe sheshet kthehen në revolta që si ndal dot asnjë ligj dhe parlamenti. Historia e Teatrit Kombëtar tashmë nuk mund të jetë më vetëm çështje e aktorëve, spektatorëve, politikës. As vetëm juaja zoti kryeministër, as e pasuesit tuaj dhe as e ministres suaj. Tashmë kufijtë janë zgjeruar. Përmasa e saj sjell para syve tanë ashiqare një dukuri që po nuk u ndal sot, krijon precedentin më famëkeq të këtyre viteve; Grabitjen e pronës publike, cënon rëndë ligjshmërinë, të drejtën dhe lirinë qytetare, me firmën e vetë kryeministrit. Ndaj mirë e kishte një anëtar aktiv i shoqërisë civile: Ktheje kaparin dhe mos e shemb teatrin. Ju mund të ndërtoni Masturbina, ti inauguroni ato, por kombit i duhet historia, i duhet shpirti dhe po ia hoqët atë, nuk mbetet më asgjë. Mos u bëni si Ai i vilës 31, që shembi çdo gjë të shenjtë; po ai e mori hakën. Haka shkoi te i zoti. Vendi i tij sot është bosh në atë shesh të shëmtuar që ju ndërtuat pa funksionalizëm dhe pa shpirt. Ndaj dhe protestës më qytetare të bërë ndonjëherë duhet t’u bashkohemi të gjithë nën logon: Unë jam Teatri. Po Edhe unë jam Teatri.
Kam ndjekur me vëmendje nisjen dhe vazhdimin e protestës, Ju hyni herë pas here në të, si Juda, bleni ndonjërin, manipuloni ndonjërin, tradhtoni ndonjërin. Merrni në krah figura të shquara. I përdorni ata, ndonëse vetë ata nuk e kanë këtë qëllim, por ju jeni mësuar që këtë ta bëni mirë, por aty ku prekni ju gjithçka thahet, prishet, dëmtohet, Shkatërrohet. Mos i vër duart, sytë dhe mendjen te figurat qëi kanë mbajtur shiprtin gjallë këtij kombi. Mos i shëmto ata se populli ido. Mos u kërko atyre firma për të justifikuar dhe për ta bërë fajin kolektiv. As këtij parlamenti. Kush voton sot është bashkëfajtor po aq sa ju. Kauza për Teatrin është një kauzë qytetare dhe kauzat qytetare i fitojnë qytetarët jo Don Kishotët e historisë. Ju jeni mësuar të blini njerëz dhe vota, por nuk mund të blini dot kauza, ndonëse herë pas here jeni rrekur të bëni pis ndonjë figurë të shquar edhe të teatrit. Ndaj Jo shembjes së Teatrit Kombëtar. Ndal ligjit që i hap rrugë shembjes së tij. Ligji me emrin Rama është një ligj antikushtetues, antikombëtar. Përpos kësaj, Shqipëria jonë ka kaluar ditë të zymta. Kurrë më parë nuk kam lexuar në fb statuse kaq të zymta, pa shpresë, pa dëshirën për të vazhduar.

Artikulli paraprakTërmeti në Manzë, kryefamiljari: Kam tre ditë që fle jashtë bashkë me fëmijët, qeveria nuk ka vënë dorë
Artikulli tjetërFlet regjisorja e njohur: Teatri nuk ka rënë! Beteja vazhdon!