James: Te Reali për shumë kohë

James Rodriguez shuan zërat për të ardhmen e tij, që sipas mediave sportive është larg Realit të Madridit. Kolumbiani nuk është titullar fiks në formacionin e Zidane dhe për këtë arsye shpeshherë është aluduar për largimin e lojtarit nga “Los Blancos”. Megjithatë James nuk është i këtij mendimi, pasi 25-vjeçari pohon se e sheh veten për një kohë të gjatë në “Santiago Bernabeu”. Mesfushori shton se Reali është një klub i madh dhe se gjithmonë ka ëndërruar të jetë te “Galaktikët”.
“Unë jam duke menduar se çdo gjë është duke shkuar mirë. Madrid është një klub i madh dhe gjithmonë kam dashur të jem këtu”, ka deklaruar James pas fitores ndaj Napolit.
“Gjëra të mira dhe të këqija ndodhin gjithmonë, por unë dua të qëndroj këtu për një kohë më të gjatë. Unë gjithmonë jam stërvitur për të luajtur dhe unë dua të jem këtu”, ka theksuar ai.
James në pjesën e parë të sezonit ka luajtur shumë pak dhe kjo kishte bërë që të kërkojë largimin. Por, gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht pasi kolumbiani po aktivizohet nga Zinedine Zidane.

Artikulli paraprakMë 18 shkurt në shesh për lirinë, dinjitetin dhe demokracinë!
Artikulli tjetërInsigne paralajmëron Realin