Jackie Evancho do të këndojë himnin në ceremoni

Do të jetë finalistja e spektaklit “America’s got talent”, Jackie Evancho që do të këndojë himnin në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur, Donald Trump më 20 Janar. Ajo është pak nervoze një ditë përpara eventit, por shumë e lumtur.
Ajo ishte e ftuar të fliste në emisionin “Fox&Friends” të enjten në mëngjes rreth reagimit të ashpër ndaj saj pasi vendosi të pranonte pjesëmarrjen në event.
“Ka patur shumë biseda ndërmjet familjes sime sepse do të ketë shumë reagime të ashpra. Ne e dinim këtë”, tha Evancho. “Në fund të fundit… është nder për mua të këndoj për vendin tim dhe kjo është e gjitha. Nuk ka politikë rreth vendimit tim”.
Finalistja më 2010 e spektaklit “America’s got talent” tha se gjithë zhurma e medias për performimin e saj e ka ndihmuar karrierën e saj.
“Ka ndihmuar… të rrisë në shitje dhe median sociale, e cila është diçka e mrekullueshme”, tha ajo. “Po fitoj fansa të rinj. Po humbas disa të tjerë, por jam shumë e lumtur për ata që po fitoj”.
Ajo gjithashtu tha se për t’u përgatitur për performancën, ajo thotë një lutje përpara se të shkojë në skenë.
“Familja ime janë shumë kristianë, pra unë them një lutje përpara çdo këngë që këndoj”.

Artikulli paraprakTrump, Kina dhe Deti i Kinës Jugore
Artikulli tjetërSi do dorëzojë stafetën Obama