Ja si po braktiset Rama! Edhe dy fshatra të tjera i thonë ‘JO’ votimeve moniste

U dukën si veprime sporadike bojkoti i paralajmëruar i banorëve të fshatrave Mezhgoran dhe Lekël në Tepelenë, por mesa duket dy fshatra të tjerë po i bashkohen bojkotit ndaj farsës zgjedhore të ditës së nesërme. Kësaj radhe jo në Tepelenë, por në Bashkinë e Këlcyrës.

Banorët e fshatrave Shelq dhe Zhepovë, parashikohet të braktisin procesin farsë të ditës së nesërme. Arsyeja është e njëjtë ashtu si në rastin e Mezhgoranit, mungesa e infrastrukturës rrugore dhe indiferenca për të investuar në rrugën që lidh fshatrat Sukë-Zhepovë nga ana e Bashkisë Këlcyrë. Një javë më parë është firmosur një peticion me 500 firmëtarë nga ky fshat ku i është dërguar kryeministrit Edi Rama.

Firmëtarët janë edhe banorë të këtyre dy fshatrave me banim rezident në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Edi Ramës i kërkohet bërja e rrugës në të kundërt, në 30 qershor të 150 votuesit e Zhepovës dhe 200 të Shelqit, do të bojkotojnë procesin e nesërm votues. Fshatrat Shelq dhe Zhepovë ndodhen në zonën verilindore të Këlcyrës dhe kanë si prioritet rehabilitimin e rrugës egzistuese gjë që Bashkia e Këlcyrës nuk e ka realizuar. Kjo ka shtyrë banorët t’i drejtohen kryeministrit Edi Rama.

Nesër bojkoti në këto dy fshatra, është i sigurtë-thonë burime nga këshilli i fshatrave.

Një fshat i tërë në Tepelenë i thotë ‘jo’ farsës së 30 Qershorit

Ashtu siç ishte paralajmeruar, banoret e fshatit Mezhgoran ne Tepelene, do te bojkotojne zgjedhjet farse te dites se neserme per Bashkine e Tepelenes.

Me heret per Jugunews.net banore te ketij fshati, kane paralajmeruar kryebashkiakun Termet Peci per ndertimin e rruges nga pjesa e poshtme ku shtrihet Mezhgorani i ri e deri siper ne fshatin e vjeter. Peci nuk e ka mbajtur fjalen per te ndertuar rrugen pasi investimi kapte vlere jashte perballimit te buxhetit te bashkise.

Ne keto kushte banoret e ketij fshati qe numeron gati 180 vota, neser priten t’i bojkotojne votimet ne mase pervecse disa te punesuarve.

Nuk eshte hera e pare qe Mezhgorani refuzon te votoje pasi edhe ne zgjedhjet e pergjithshme te 2009, u perserit i njejti fenomen.

Ne farsën e nesërme zgjedhore, Termet Peci, ka vendosur perballe te punesuarin e administrates se vet, inxhinierin Gezim Malkaj nga Patozi Party. /Jugunews

65605823 853758295003812 6143977251235954688 n

Artikulli paraprakTi, që nesër do njollosesh!
Artikulli tjetërKryebashkiaku i Kukësit: Qytetarinë nuk na e marrin dot peng as me kuti, as me babëzi…