Ja si mashtroi Rama për rrogat e arsimtarëve, policëve dhe ushtarakëve

Rritja e rrogave për policinë, ushtrinë dhe arsimin ka qenë një mashtrim nga qeveria e “Rilindjes”. Mjaft punonjës policie, ushtarakë, mësues dhe edukatore i janë drejtuar me mesazhe ish-Kryeministrit Berisha ku e informojnë se rritja e pagës jo vetëm që nuk u rritën ashtu siç deklaroi e Rama dhe Tahiri, por ato pësuan rënie të ndjeshme.
Në një postim në Facebook, Berisha shkruan: Ja se si mashtroi Edvini për rrogat e arsimtarëve, policëve dhe ushatarkëve e punonjësve të tjerë. “Qytetarët dixhital denoncojnë: Mashtrimin e Edvinit dhe ministrave banditë për rritjen e rrogave të: -arsimtarëve, policëve, ushtarakëve. Sipas tyre, rrogat jo vetëm nuk u rritën ashtu siç deklaroi Edvini dhe sejmenët e tij, por ato pësuan rënie të ndjeshme!”, shkruan Berisha, duke publikuar të gjithë mesazhet e qytetarëve.
“Mirëmbrëma Doktor. Para disa kohësh u trumpetua me të madhe rritja e pagave në Policinë e Shtetit deri në 70% të pagës aktuale. Sipas VKM nr.200 datë 15.03.2017 është shtuar vetëm vjetërsia në punë që është 1% për çdo vit pune, por jo më shumë se 25% në total. Kjo pagesë ka qenë e miratuar në ligjin për Policinë e Shtetit, por deri tani nuk është paguar. Me këtë VKM  asgjë nuk është ndryshuar tjetër, pasi të gjitha pagesat janë sipas VKM nr.1135 datë 5.8.2008″”, shkruan punonjësi i policisë.
“Doktor përshëndetje. Aktualisht jam mësues në Drejtorinë Arsimore Qarku Tiranë. Doja t’iu bëja me dije në lidheje në ngritjen e pagës për mësuesit. Doktor më shumë se 45% e mësuesve në Shqipëri kanë ulje page nga 70 mijë të vjetra në muaj deri në 100 mijë. Doktor, nëse do ishte mundësia doja një takim me ju tju sqaroja më hollësisht për këtë problem madhor për mësuesit”, shkruan mësuesi nga Tirana.
“I nderuar dr.Berisha. Po përdorim zërin tënd për të shprehur revoltën tonë. Jam edukatore kopshti dhe pas katër vitesh pa asnjë qindarkë rritje të pagës. Nga “qi-viria” e Rilindjes vjen dhe qershia mbi tortë: Dje, kam marrë rrogën, si unë dhe koleget e mia kanë pasur ulje të saj deri në 5000 lekë të reja. Kjo mund të verifikohet lehtësisht, duke kërkuar informacion pranë bashkive përkatëse. Kjo qevri në vend të rrisë rrogat vetëm shet mend, duke i ulur ato dhe duke i shitur për arritje të larta ashtu sikundër tha për 187 mijë vendet e punës që ka hapur këto tre vjet…. Çudi, vetëm ata i shohin!?!”, shkruan edukatorja.
“Përshendetje Zoti Berisha, besoj që e keni dëgjuar me zë dhe figurë zoti Rama dhe Tahiri kur deklaruan që për punonjësit e policisë rritja do të jetë 17%, por jo. Çdo gjë kishte qenë një mashtrim nga këto që dinë të bëjnë më mire, sepse rritja që ata deklaruan ishte 1000 lekë. Publikoje të lutem mashtrimin e radhës. Anonim, të lutem se këto janë dhe hakmarrës”, shkruan punonjësi i policisë.
“Përshëndetje zoti Berisha, unë që po të shkruaj jam qytetari dixhital. Isha në një bankë për të tërhequr rrogën time dhe vura re disa punonjës policie që po qëndronin në radhë dhe që ishin shumë të lumtur për dy arsye, e para se më në fund ju kishte dalë rroga dhe së dyti, sepse ishte rritur me një shumë marramendëse prej 10 mijë lekësh të vjetra nga 100 që ishin premtuar. Më ka ardhur shumë keq për punën dhe sakrificën që bëjnë çdo ditë dhe shpërblehen me këtë pagesë qesharake”, shkruan qytetari.
“Mirmbrëma zoti Sali. Unë që po ju shkruaj jam një qytetare nga Tirana, mora t’iu shkruaj juve personalisht se im shoq punon ushtarak në FA të Ushtrisë te Min. Mimi strpcizës, më fal që e quaj kështu se edhe unë femër jam, por mos të dalë të bëjë propagandë se çfarë bëj për ushtrinë. Është data 4 prill nuk kemi marrë rrogat. Jetoj vetëm me një rrogë 4 vetë në shkollë duhet të shkojnë me çfarë, lekë s’ka, të lutem anonim”, shkruan qytetarja.

Artikulli paraprakDy të vdekur në aksident në Tepelenë
Artikulli tjetërKushërira e ministres Gjermeni pensioniste paguhet me dy rroga në shtet