Ja kush janë dhjetë futbollistët më të paguar në botë

Lionel Messi është futbollisti më i paguar në planet. Kjo është ajo që publikohet nga gazeta franceze “France Football” sipas së cilës, sulmuesi argjentinas i Barcelonës është dominues në këtë klasifikim të veçantë.

“France Football” e përpiloi këtë renditje duke u bazuar te paga bruto, bonuset, kontratat publicitare dhe shpërblimet për firmat e tyre.

Sipas revistës franceze, Messi kryeson me 74 milionë euro të fituara në vit.

Menjëherë pasi tij në vendin e dytë qëndron Cristiano Ronaldo me 67.4 milionë, ndërsa i treti është Neymar me 43.5 milionë euro në vit.

Artikulli paraprakBruksel, policia arreston tre persona të tjerë për dosjen e sulmeve terroriste
Artikulli tjetërUlet me 60% fitimi i bankave për 2 mujorin 2016