Ja kush është autori i vrasjes së 28 vjeçarit në Tiranë (Foto)

Ky është autori i vrasjes së bujshme të natës së shkuar në zonën e Kinostudios në Tiranë. Në foton e mëposjtme është 40 vjeçari Kastriot Gjuzi, i akuzuar për vrasjen e të riut Mario Majollari, krim i cili besohet të ketë ndodhur për gjakmarrje.1523466634 vrasesi
Nga rindërtimi i skenës së krimit, grupi hetimor dyshon se autori e ka pritur Majollarin teksa kthehej për në banesë dhe e qëlloi me 4 plumba, vetëm 20 metra larg pallatit ku jetonte.
Goditja me pistoletë është kryer nga një distancë e afërt dhe i ka prekur gjoksin dhe kokën viktimës.
Duke përfituar nga errësira, vrasësi është larguar mes rrugicave, duke humbur gjurmët.
Policia: “Pas një pune intensive dhe profesionale, gjatë gjithë natës dhe orëve të para të mëngjesit, fiksimit të çdo prove në vendngjarje, si dhe një sërë veprimesh të tjera hetimore, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes. Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në D.V.P. Tiranë, bënë shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar:
• K.Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Ky shtetas dyshohet se rreth orës 20:25, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, për motive hakmarrjeje ka vrarë me e armë zjarri shtetasin M.M., 28 vjeç.”
Ndërkohë, në Gramëz të Fushë-Krujës u gjet një makinë e djegur, tip “Benz”, që mendohet se është përdorur nga vrasësit e Majollarit. Ky automjet ishte vjedhur më 9 prill në Lushnjë dhe pronari, me inicialet A.T kishte bërë denoncim.

Artikulli paraprakVideo skandaloze e mësuesit pervers militant i PS, në shkollën 9-vjeçare në Fushë Krujë
Artikulli tjetërSkandali i mësuesit pervers/ Berisha publikon të dhëna të reja: Anëtar i PS dhe mik i gazetarit Artan Hoxha