Ja kalojmë edhe Rusisë për numrin e koncesioneve

Duke llogaritur mesataren e pikëve për secilin vend në këtë grup, Shqipëria renditet në vendin e dytë duke lënë pas shtete si Rusia, Turqia, Bullgaria etj. Ndërsa duke konsideruar të 82 ekonomitë e vlerësuara, Shqipëria renditet në vendin e 14. Në fazën e përgatitjes së projekteve ku Bosnje-Hercegovina është vlerësuar me 58 pikë, Bullgaria me 46 pikë, Rumania me 35 pikë. Sipas këtij raporti, rezulton gjithashtu që jo të gjithë shtetet kanë një kuadër ligjor që rregullon fushën e PPP. Për shkak se janë të lidhura me stabilitetin fiskal të vendit, Banka Botërore për herë të parë këtë vit mori në studim ecurinë e koncesioneve me Partneritet Publik Privat në Shqipëri, në raportin e posaçëm “Standardet dhe Rregullat e Prokurimeve të PPP-ve 2017”.
Raporti e vlerëson Shqipërinë në të katër fushat, përkatësisht: Përgatitja e PPP-ve 67 pikë. Prokurimi i PPP-ve 78 pikë. Menaxhimi i propozimeve të pakërkuara (USPS) 75 pikë dhe Menaxhimit të Kontratave 55 pikë. Sipas raportit, Shqipëria ka marrë vlerësim të lart për shkak se në renditjen e PPP (një formë investimi ku shteti dhe privati bëhen bashkë për të kryer një shërbim apo investim) pasi në shumë vende nuk e aplikojnë këtë lloj koncesioni. Kjo praktikë e vonë edhe në vende të zhvilluara vlerësohet me risk për shtetin dhe për privatin, pasi kushtet e të bërit biznes mund të ndryshojnë gjatë viteve të koncesionit.
Në raport me vendet e rajonit si Bosnje-Hercegovina, Bullgaria dhe Rumania, Shqipëria rezulton me vlerësime më të larta në fazën e përgatitjes së projekteve, trajtimit të propozimeve të pakërkuara, ndërkohë që Rumania nuk i ka të rregulluara këto të fundit dhe menaxhimit të kontratave të PPP. Duke llogaritur mesataren e pikëve për secilin vend në këtë grup, Shqipëria renditet në vendin e dytë, duke lënë pas shtete si Rusia, Turqia, Bullgaria etj. Ndërsa duke konsideruar të 82 ekonomitë e vlerësuara, Shqipëria renditet në vendin e 14.  Në fazën e përgatitjes së projekteve ku Bosnje-Hercegovina është vlerësuar me 58 pikë, Bullgaria me 46 pikë, Rumania me 35 pikë. Për trajtimin e propozimeve të pakërkuara ku Bosnje-Hercegovina është vlerësuar me 50 pikë, Bullgaria me 50 pikë, ndërkohë që Rumania nuk e ka fare të rregulluar në legjislacionin e saj mundësinë e identifikimit të projekteve të PPP, nga sektori privat.
Ndërsa për menaxhimin e kontratave të PPP ku Bosnje-Hercegovina është vlerësuar me 41 pikë, Bullgaria me 68 pikë, Rumania me 51 pikë. Sipas këtij raporti, rezulton gjithashtu që jo të gjithë shtetet, kanë një kuadër ligjor që rregullon fushën e PPP. Vetëm 49% e tyre ku përfshihet dhe Shqipëria, kanë dispozita ligjore dhe për koncesionet dhe PPP. Shtete të tjera të rajonit siç është dhe Rumania, nuk kanë dispozita të veçanta që rregullojnë PPP, por i trajtojnë ato si pjesë e legjislacionit për Prokurimin Publik.
Rezultatet e analizës janë paraqitur në një shkallë nga 0 deri 100.
Ekonomitë në krye të listës (ato që i afrohen më shumë 100) konsiderohen të kenë një kuadër rregullator të PPP-ve, të konsoliduar dhe me standarde të njohura ndërkombëtarisht si praktikat të mira. “Standardet dhe rregullat e prokurimeve të PPP-ve 2017” është përpjekja e parë për të mbledhur dhe për të paraqitur të dhëna të krahasueshme dhe vepruese në prokurimin e PPP-ve në një shkallë të madhe, duke siguruar një vlerësim të kuadrit rregullator dhe praktikave të njohura që rregullojnë prokurimin e PPP-ve në ekonomitë e 82 vendeve. Raporti evidenton që projektet e Partneritetit Publik Privat (PPP) në nivel global këto vitet e fundit kanë shënuar ecuri pozitive, duke u konfirmuar si një instrument shumë i rëndësishëm në konsolidimin e infrastrukturës.

Artikulli paraprakKushtetuesja nuk lejon uljen e taksave të bashkive të Ramës
Artikulli tjetërUlet kërkesa e bankave për bonot e thesarit