A ishte kjo, rilindja e Realit..?!

“Renacer”. Nga latinishtja “renasci”. Të lindësh përsëri. Përkufizimi vetë nënkupton një jetë të ndaluar, një organ që nuk ka reagim, një “encefalogram” i sheshtë. Dhe një reagim. Rilindje. Të lindësh përsëri, të marrësh frymë, të jesh. Real Madridi ishte edhe një herë Real Madridi, në ndeshjen e fundit të radhës në La Liga. Ai modeloi përsëri me “brumin” e zakonshëm, me të njëjtën ADN, si gjithmonë. Të gjithë përbërësit e ndeshjes na çuan të kërkonim të njëjtën fjalë në fjalor. Deportivo ishte skuadra, ndaj së cilës debutoi Zidane si trajner i “Los Blancos”. Një rikthim i tij në startin e detyrës që mban edhe aktualisht. Një takim i BBC së plotë në fushën e blertë nëntë muaj më vonë. Ashtu si “tre vëllezër”, që më në fund e njohin njëri-tjetrin, pavarësisht se kanë ndarë të njëjtën shtëpi për 40 javë. Të lindësh përsëri.
Shtatë gola si shtatë “rimbursime” kapitale, shtatë arsye për të besuar në atë rilindje, “rinascita” italiane, me të cilën Giorgio Vasari shpiku rilindjen e kulturës klasike. Dhe në Madrid nuk ka kulturë më klasike sesa të fitosh kaq thellë, edhe pse ndaj Depor… Rilindje, duke shënuar, duke u ngjitur, duke shijuar.
Përmbysja e parë në La Liga
Nëse ka diçka që ka një markë tregtare të Real Madridit, kjo është përmbysja e rezultatit, rikthimi. Në spanjisht njihet si “remontada”. Ky kampionat ka dashur të presë deri në javën e 20-të për të fiksuar të parën përmbysje të “Los Blancos” në kalendar. Golit fillestar të Adrian iu përgjigjën shpejt dhe ashpër, me 7 gola të besuarit e Zidanes.
Bale merr përsipër
Bale u “nënshkrua” me gol, duke pritur këtë moment. Në të cilin, kurba e performancës së CR7 gjeti një pjerrësi negative. Pa asnjë gjurmë të lëndimeve, ai e bëri të qartë se është gati për sfidën, se dëshiron të tregojë sa vlen.
Shenja të identitetit
Pas ngricave doli dielli. “Shkrirja” e Real Madridit solli një “katarakth” të golave, shtatë të tillë, për të harruar për thatësirën. “Los Blancos” gjetën një tjetër prej shenjave të identitetit, topin në rrjetën e kundërshtarit, dominimin e ajrit.
Së fundi, një pjesë e dytë e lartë
Pushimi në mes të dy pjesëve të lojës nuk ishte një fund i hershëm kësaj radhe. Pas rifillimit, tabela e rezultatit u mbush me gola dhe tifozët nuk ngurruan për të duartrokitur ekipin e tyre. Së fundi, askush nuk u largua nga ndeshja pa mbaruar ajo, derisa të ndizeshin dritat.
Ronaldo heq “mallkimet”
Cristiano Ronaldo kishte shanse të zhgënjehej, përpara se të bënte dy gola, që ai nuk i festoi. I pari, për shkak të zemërimit që ishte mbi të. I dyti, sepse u gjakos në vetullat e tij. Edhe kështu, dy gëzime nuk janë shumë.
Real Madridi më i mirë, në arrati
Kthimi i 4-3-3, i BBC më vonë, tregoi se ky modul favorizon shpejtësinë. Me Bale, duke kërcyer përsëri, me “kufirin” që e respektoi përsëri “Luisinho”, yjet u kthyen të jenë protagonistë në “Bernabeu”.
Nacho rritet para PSG
Nacho, megjithë fytyrën e tij, nuk ka “thyer një pjatë”, por është kthyer 28 vjeç këtë javë. Golat e tij janë shtuar vetëm për një performancë të mrekullueshme, të pjekur, nga një lojtar, i cili mund të jetë kyç në ditën kryesore të sezonit. Ai tashmë është duke pritur duelin e Champions-it me PSG-në.

Artikulli paraprakBasha: Protesta deri në fitoren e kauzës qytetare, largim i Ramës
Artikulli tjetërBale: Preferoj të shikoj golf para ndeshjeve të PSG-së