Bale: Preferoj të shikoj golf para ndeshjeve të PSG-së

Gareth Bale rigjeti buzëqeshjen e tij kundër Deportivo la Coruña. Uellsiani shënoi dy nga shtatë golat e Real Madridit dhe ishte një nga lojtarët më të mirë në tapetin e gjelbër të “Santiago Bernabeu”. “Do të ishte mirë të qëndroja në lojë dhe të përpiqesha për të arritur ‘hat-trick’-un, por gjëja më e rëndësishme ishte marrja e fitores për ekipin, çka do të ringjallë përsëri besimin”, tha numri 11 për mediat. Ky i fundit është pyetur nga ESPN edhe për rivalin e ardhshëm të të bardhëve në Ligën e Kampionëve, PSG-ja e Cavanit, Mbappé dhe Neymar: “E vërteta është se unë konsumoj shumë futboll në jetë. Të jem i ndershëm me ju, preferoj të shikojë golf në kohën time të lirë, edhe kur i luan ndeshjet PSG-ja”.
Para vizitës së galicianëve në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi nuk ishte ndër katër klasifikimet e para. “Ne duhet të fitojmë çdo ndeshje, duhet të sigurojmë se Liga e Kampionëve është e rëndësishme dhe pastaj kemi për të fituar më shumë besim si një ekip”, shpjegoi Bale.
Për sa iu përket problemeve të vazhdueshme fizike, që e kanë penalizuar deri tani, këtë sezon, uellsiani ka shpjeguar se tashmë është 100% dhe i rëndësishëm në ekip: “Unë mendoj se mund të jem i rëndësishëm, por në fund të ditës duhet të provosh. Kam punuar shumë për ta rimarrë formën time më të mirë. Ka qenë një kohë e gjatë që nga operacioni në kyçin e këmbës dhe ndihem shumë mirë. Nuk kam ndjerë asnjë dhembje”.

Artikulli paraprakA ishte kjo, rilindja e Realit..?!
Artikulli tjetërNë qendër të kritikave