Ish-zyrtarët e bashkisë në pranga/ “Drejtorët i jepnin para kompanisë së tyre”, Lala zbulon rastin: Nxituan të shtronin asfaltin për zgjedhjet, tenderi u bë pas një muaji

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studion e “Open” në News24 ka zbuluar detaje në lidhje me arrestimet e ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, teksa ka zbuluar se si funksiononte skema e ngritur prej tyre.

Ajo shpjegoi se përmes një kompanie të quajtur 5D, ish-zyrtari Redi Molla dërgonte Mariglen Qaton si kryetar ose anëtar të komisionit të vlerësimit ofertave dhe ka firmosur 7 procedura tenderimi.

Lala zbuloi një rast konkret ku të akuzuarit kishin shtruar një rrugë me asfalt në prag të zgjedhjeve lokale të majit, tenderi i së cilës ishte nxjerrë një muaj më vonë, duke ngritur më pas edhe dyshime.

Ajo shtoi më tej se SPAK ka mbledhur prova në kompaninë 5D ku kanë dalë të dhëna edhe për persona të tretë që po hetohen, por zbuloi se në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës, janë ushtruar kontrolle dhe janë mbledhur celularët e zyrtarëve në drejtoritë që drejtonte Taulant Tushe.

Pikërisht nga këto pajisje celulare janë gjetur disa aplikacione ku drejtorët dhe zyrtarët më të lartë komunikonin me njëri-tjetrin.

“Historia 5D është një aferë e rëndësishme korruptive. Zyrtarët më të lartë të bashkisë së Tiranës, për kohën që janë hetuar ishin në detyrë. Redi Molla dhe Mariglen Qato që u arrestuan sot dhe Taulant Tusha që u arrestua për inceneratorin e Tiranës. Përgjatë viteve 2016-20 kanë krijuar një kompani 5D që e kanë kontrolluar përmes një administratori që është Nestor Muhametllari.

Molla kur ishte drejtor te UKT dërgonte Qaton që e bënte kryetar ose anëtar të komisionit të vlerësimit ofertave dhe ka firmosur 7 procedura tenderimi, pra i ka dhënë para vetes së vetë. Dërgonte njerëzit e tij, bënte tenderin fiktiv dhe kalonte paratë te kompania e tij. Pra nuk ishte në emrin e tij, por me Qaton kontrollonin kompaninë. Për të dhënë tenderat fuste njerëzit e tij të besuar të bashkisë.

Artikulli paraprakKryeministrja italiane dënon Macron për idenë e dërgimit të trupave në Ukrainë
Artikulli tjetërA do të zgjasë bashkimi në diversitet i ‘’Rithemelimit’’?