Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet sërish në SPAK, shoqërohet nga avokati

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme, disa ditë pasi SPAK i komunikoi akuzën për shpërdorim detyre.

Ish-ministri Beqaj ka mbërritur në ambientet e SPAK rreth orës 09:00 i shoqëruar nga avokati i tij.

SPAK vendosi Ilir Beqajn nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, me koncensionin prej 100 milionë euro për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale në spitalet shtetërore.

Ish-ministri socialist i shëndetësisë, Ilir Beqaj, ishte prej shumë muajsh me statusin e personit nën hetim dhe paraqitej çdo të premte në SPAK.

Koncensioni afro 100 milionë euro në 10 vjet siguron instrumentat kirurgjikale të personalizuar, mjete njëpërdorimëshe kirurgjikale, trajtimin e mbetejeve biologjike dhe desinfektim të sallave kirurgjikale.

Ai u miratua nga ministria e shëndetësisë në dhjetor 2015, që shpalli fitues kompaninë SaniService, por afro 8 vjet pas kësaj, SPAK-u arrestoi në gusht 2023 sipërmarrësin e koncensionit në akuzën e mashtrimit, Ilir Rrapaj dhe ish-zëvendës ministrin Klodian Rrjepaj për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash, ndërsa sot edhe ish ministri Beqaj u akuzua për shpërdorim detyre.

Ata dyshohen se kanë shkelur procedurat ligjore të dhënies së koncensionit, kanë toleruar shkeljet e njëri tjetrit, duke përshtatur dokumentat dhe treguesit spitalorë dhe financiarë me qëllimin e paracaktuar, që koncensionin ta fitonte shoku i vjetër i ish-zëvendës ministrit Rrjepaj.

Artikulli paraprakLejuan 37 ndërtime pa leje, dënohen dy kryeinspektorë dhe dy inspektorë të IKMT në Lushnje
Artikulli tjetërRefuzoi të paguante faturën e SPAK për të marrë kopje të akteve të dosjes së tij, Ilir Beqaj “kyçet” në Prokurorinë e Posaçme, avokati: Do lexojmë sa të mundemi