Ish-drejtori i ERE: Energjia e inceneratorëve është shumë e shtrenjtë, sjell pasoja te konsumatorët, shifra qesharake që ka prodhuar Elbasani

Eduart Elezi, ish drejtor juridik në ERE ka dhënë një intervistë për Fax News, në kulmin e debateve për inceneratorët në vendin tonë, ku janë përfshirë në akuza qeveria dhe opozita.

Elezi u shpreh se energjia që mund të prodhojnë inceneratorët është e papërfillshme, dhe nëse ajo do të hidhej në treg, do të rriste çmimin tek qytetarët, që nga njëra anë paguajnë djegien e mbetjeve, dhe nga ana tjetër blejnë energjinë.

Elezi tha më tej se për momentin në vendin tonë, ligji i ERE-s nuk e parashikon vendosjen e çmimit të energjisë, nga burime jo të rinovueshme siç janë dhe inceneratorët.

“Inceneratorët janë një fushë e energjisë jo të rinovueshme, dhe kërkohet një kontratë afatgjatë për shitjen e saj, me një kosto më të madhe për konsumatorin fundor. Është një energji me kosto të shtrenjtë, këto inceneratorë mund ta shesin energjinë dhe në tregun e lirë, por kostot janë të mëdha.

Siç janë të vëerifikueshme, si psh inceneratori i Elbasanit, sasia e energjisë që është prodhuar atje është mospërfillëse, njësoj sa konsumon në një muaj një familje, që janë 900 Wat, prej fillimit. Praktikisht nuk ka prodhuar energji elektrike fare.

Për të përcaktuar çmimet e energjisë elektrike, ERE ka korporatën publike të KESH, dhe energjitë nga HEC-et, inceneratorët nuk parashikohen në këtë pjesë. Duhet të ketë një rishikim ligjor, që të mund ta bëjë këtë. Edhe nëse ERE investohet për të nxjerrë një tarifë, duhet të ketë parasysh që çmimet e kësaj energjie janë shumë të shtrenjta, do të thotë që ia faturon koston konsumatorit fundor.

Është që ti të paguash dy herë si qytetar, njëherë për mbetjen, dhe njëherë tjetër për energjinë që do të ketë kosto shumë të lartë. Energjia që mund të nxjerrin inceneratorët është shumë e papërfillshme, në krahasim me atë që konsumojnë qytetarët apo bizneset.

Nëse këta lihen në tregun e lirë, kjo padyshim që mund të sillte shtrenjtim të çmimit që shkon te konsumatorët. Komunikimi i ditëve të fundit, kishte sfond pòlitik, pasi përdorimi i këtyre inceneratorëve për energji, shkakton vetëm problematika, dhe nuk sjellin realisht dobi”, u shpreh Elezi.

Artikulli paraprakMaska-rallëk
Artikulli tjetërKrijohet dega e PD në Genova të Italisë