Ish-deputetja: Stop vdekjeve të paralajmëruara në miniera! Organet e drejtësisë të hetojnë!

Ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ndodhur në Dibër ku humbën jetën në një galeri tre punonjës. Në një shënim në faqen e saj në Facebook, Çupi shkruan se, “shqiptarë të varfër vënë në rrezik jetën e tyre për të ushqyer familjet”.

“Organet e drejtësisë duhet të kryejnë hetim te plotë për këtë ngjarje të rëndë dhe Institucionet të veprojnë e të mos mbyllin sytë”, shkruan ish-deputetja.

Postimi i plotë

Minierat si vende pune tragjike.

Humbja e jetës së 3 personave, inxhinierit Ismail Hoxha, dhe dy minatorëve Rexhep Rushiti dhe Fatos Çeseku, duhet të jetë këmbanë alarmi për institucionet që kryejnë kontrolle për sigurinë në punë. Gjej rastin të përcjell ngushëllime të sinqerta për familjarët që humbën të afërmit e tyre në thellësi të tokës.

Por është koha për t’i thënë STOP vdekjeve të paralajmëruara në këto vende.

Shqiptarë të varfër vënë në rrezik jetën e tyre për të ushqyer familjet.

Kjo është e dhimbshme, asgjë tjetër më shumë nuk vlen sa jeta e njeriut.

Organet e drejtësisë duhet të kryejnë hetim te plotë për këtë ngjarje të rëndë dhe Institucionet të veprojnë e të mos mbyllin sytë.

Artikulli paraprak5 zakonet e mëngjesit që ju bëjnë të shtoni peshë
Artikulli tjetërLymi është vërtet idiot!