Ish-deputeti rrëzon propagandën e Ramës: Shkolla “Demokracia” në Mamurras 1 vit pas tëmetit është e rrënuar dhe jo e rindërtuar

Ish-deputeti Andon Frrokaj rrëzon propagandën e Ramës: Shkolla “Demokracia” në Mamurras 1 vit pas tëmetit është e rrënuar dhe jo e rindërtuar

Në Kurbin, realiteti nuk është siç e paraqet kryeministri në ikje. Shkolla 9 vjeçare “Demokracia”, në Mamurras, është thuajse e rrënuar pas tërmetit, por qeveria nuk ka vënë dorë për ta rindërtuar.

Gati 1 vit pas tërmetit, shkolla është jashtë funksionit, nxënësit torturohen me kilometra larg në një shkollë tjetër, duke bërë turnin e dytë, kryetarja e bashkisë hesht, ministri i rindërtimit hesht, kryeministri hesht. 👇

Siç kanë braktisur shkollën “Demokracia” në Mamurras, njësoj kanë braktisur nxënësit e saj, prindërit dhe mësuesit në Kurbin dhe kudo në Shqipëri.

Që gjendja të ndryshojë dhe qytetarët të mos shikohen si eksperimente elektorale, ne duhet të ndryshojmë qeverinë dhe kryeministrin! Në 25 Prill do të votojmë që fëmijët të kenë shkolla dhe arsim cilësor!

Artikulli paraprakPolicia gjobit Kryemadhin dhe Kërpaçin me urdhër nga lart për maskat
Artikulli tjetërPresidenti Meta në promovimin e librit të 17-të të Halil Ramës