Ish-deputeti publikon mesazhet e mjekëve: Spitali Covid2 në kolaps, dërgohen pacientë edhe pse nuk ka më kapacitete!

Nga Bardh SPAHIA

Spitali “Shefqet Ndroqi” (Covid2) është në kolaps, pasi janë ezauruar kapacitetet pritëse për të sëmurët me Covid-19, e megjithatë vazhdojnë t’u dërgohen pacientë nga 127-a. Ambulancat qëndrojnë me orë të tëra para urgjencës për të dorëzuar të sëmurët dhe me “urdhër”, lirohen krevate të reja për shtrime.

Më e rëndë është se kjo situatë i është bërë prezente edhe ministrisë së shëndetësisë, që megjithë premtimet verbale, nuk ka marrë asnjë masë.

12 të sëmurë të ardhur të dielën në mbrëmje janë shtruar vetëm paraditen e të hënës, ndërsa sic denoncojnë edhe stafi mjekësor ky spital ka tashmë edhe mungesa në burime oksigjeni dhe situata është tejet e rëndë sidomos për stafin mjekësor.

Gënjeshtrat e Edi Ramës dhe kukullave të tij, se ka kapacitete në spitalet Covid janë makabre sepse situata është kjo që denoncohet nga vetë personeli mjekësor, e për të jeni vënë në dijeni!

Kjo qeveri ka dështuar të menaxhojë situatën e Covid-19. Ky vend ka nevojë për një shpresë të re, një qeveri që kujdeset për qytetarët e vet e jo për oligarkët, duke u rrezikuar gjënë më të cmuar, vetë jetën!

1 26

2 24

Artikulli paraprakZjarri shkrumbon dyqanin e tekstileve
Artikulli tjetërKush është Kryetarja e re e Këshillit Bashkiak të Veliajt!