Ish-deputeti: Ndarje selektive të ndihmave në Fier, familjet po kërcënohen pse denoncojnë…

Kryetari i Partisë Demokratike në Fier, ish deputeti Luan Baçi ka denoncuar ditën e sotme papërgjeshmërinë dhe ndarjen selektive të ndihmave të bashkisë Fier ndaj familjeve në nevojë, pensionistëve, kryefamiljarëve dhe familjeve në nevojë që jetojnë jo vetëm në Fier, por edhe në fshatra.

Baçi denoncoi se familjet që i ka publikuar e ka bërë për të informuar instancat e bashkisë se ku ndodhen familjet në nevojë dhe jo të kërcënohen pse flasin për hallet e tyre.

Sipas Baçit këto familje janë nevojtare pasi deri dje punonin në të zezë dhe në biznese që sot janë mbyllur, ndërkohë që ju ushtrohet presion se pse denoncojnë shpërndarjen selektive.

“Jane me dhjetra dhe qindra familjet, qe nuk kane asnje mundesi mbijetese, ne kete periudhe veteizolimi.

Bashkia Fier, vazhdon te beje propagande dhe show, te selektoje me fanatizem familjet, qe perfitojne nga ndihmat dhe te beje presion, mbi ata, qe bejne publike, rastet e shumta, te familjeve, te braktisura dhe te lena ne harrese.

Per vete menyren e jeteses dhe si nje kategori, qe gjithmon eshte lene ne harrese dhe qe eshte shfrytezuar, shume per vota nga rilindja duke i blere ato, tani bashkia Fier, nuk e kthen koken fare, nga ky komunitet, pasi, sipas tyre, jane paguar me pare per votat.

Kemi parasysh ketu edhe mbushjen e kutive, te ky komunitet, ne 30 Qershor te 2019 per emerimin e Subashit dhe legalizimin e tij, me % te larte, komunitet qe doli ne votime, nen “kujdesin” e veçante te Subashit, shprehet Baçi.

Artikulli paraprakAsnjë ndihmë nga Bashkia, qytetarët: Po hamë miell me ujë, Ali Baba me 40 hajdutë nuk lë për ne…
Artikulli tjetërInfektohet me Covid-19 zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë