Infektohet me Covid-19 zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë

Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë gjatë të martës ka dalë pozitiv me coronavirus.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka thënë se gjendja e këtij zyrtari është stabile.

Po ashtu, 58 kolegë të të infektuarit në Ministrinë e Shëndetësisë janë testuar dhe fatmirësisht kanë dalë negativë.

“Për fat me familjen nuk ka pasur kontakt, ndërsa 58 përfaqësues të departamenteve të ndryshme të Ministrisë së Shëndetit që në një formë kanë pasur kontakt janë testuar por të gjithë kanë dalë negativë dhe kjo për arsye se kanë përdorur mjete mbrojtëse”, tha Hoti.

Artikulli paraprakIsh-deputeti: Ndarje selektive të ndihmave në Fier, familjet po kërcënohen pse denoncojnë…
Artikulli tjetërRriten sërish rastet e reja me Covid-19, shkon në 400 numri i të prekurve