Ish-dekani përfundon me 8 qepje në spital, pas dhunës barbare

Ish-Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Ilo Mele, njëkohësisht dhe nënkryetar i shoqatës “Kolonja” është rrahur duke përfunduar në spital me 8 qepje në kokë.

Sipas burimeve policore Mele është rrahur brutalisht nga 2 persona, deri më tani shkak janë konfliktet e pronësisë.

Për kë ngjarje policia ka arrestuar dy persona në Kolonjë pasi dyshohet se janë autorët e dhunimit të ish-dekanit.

A.M, dhe Gj.M, banues në fshatin Qinam të Kolonjës janë vënë në pranga.
Pas ngjarjes I.M u transportua menjëherë në spitalin e Korçës ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A.M, dhe Gj.M, banues në fshatin Qinam, Kolonjë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Skorovot, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive pronësie, dyshohet se kanë goditur me sende të forta në trup shtetasin I.M, banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSkandali/ Veliaj, tjetër tender pa garë 9,3 milionë lekë kompanisë “Fusha”
Artikulli tjetërKush është 80 vjeçarja nga Mati që iu bashkua protestës madhështore të 13 Prillit