Ish-ambasadori: Kjo qeveri duhet fshirë nga faqja e dheut, asnjë në votime

Ish-ambasadori Agim Nesho i ftuar në studion e emisionit “360 Gradë” u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që masivisht të braktisin votimet në 30 qershor.

Sipas Nashos, të gjithë duhet të ndërgjegjësohen që sot është koha që të luftojmë për demokracinë, prandaj edhe ata nuk duhet të votojnë.

“ Unë i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të ndërgjegjësohen, minimalisht të ketë një abandonim masiv, zero vota, për ta zhdukur këtë mënyrë qeverisjeje nga faqja e dheut. Minimalisht të ndërgjegjësohemi që sot është koha që të luftojmë për demokracinë sepse nesër do të jetë shumë larg.”, tha Nesho

Artikulli paraprakBylykbashi: S’ka burg të na kthejë nga rruga jonë, Rama në panik urdhëron ta shoqërojnë në polici
Artikulli tjetërKërcënohen arsimtarët nëse nuk votojnë në Roskovec