Irma Libohova bashkohet sot në protestën e artistëve, solidarizim me një recital tek Teatri

Këngëtarja e mirënjohur Irma Libohova do ti bashohet sot protestës së artistëve për Tetarin në një mënyrë tepër të veçantë. Ajo do të solidarizohet me artistët përmes një recitali të shkurtër përpara protestuesve që protestojnë prej muajsh pa ndalesë përpara Teatrit.
Eshtë e paqartë ajo që do të ndodhë me ligjin për Shembjen e Teatrit. Kreu i Komsionit të Ligjeve, Manja deklaroi për medta se ligji do të kalojë në parlament me 20 Shtator për ti hapur rrugë ndërtimit të kullave. Ndërkohë me 17 Shtator është paralajmëruar dhe nisja e vendosjes së taksës që ndan kombin dhe që deri tani janë paralajmëruar në rrjetet sociale protesta për ta kundërshtuar.
Opozita ka paralajmëruar sot se në rast se Rama nuk do të tërhiqet nga ligje të tilla atëhere do të ketë përballje të fortë. Kryetari i PD i ka bërë thirrje Ramës të tërhiqet menjëherë nga ligji për shembjen e Tetarit pa bërë “gëk-mëk”, ndërsa ka paralajmëruar se kalimi i ligjeve të tilla antikushtetuese do të çojë në një përballje civile.
Burime të tjera mediatike paralajmërojnë se shumica socialiste ka shtyrë, për në një datë të pacaktuar, votimin në kuvend të dekretit të presidentit Meta për ligjin e Teatrit Kombëtar. Sipas burimeve të Exit.al, shumica socialiste e ka argumentuar këtë shtyrje afati me faktin se do t’i lërë më shumë kohë komisionit të Veprimtarive Prodhuese për të diskutuar dhe për të dëgjuar grupet e interest.

Dekreti i Teatrit ishtë parashikuar të diskutohej në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese javën e ardhshme dhe të votohej në seancën plenare të 13 shtatorit.
Gjatë kohës së diskutimit të ligjit në komisionin parlamentar, Komisioni Evropian pritet të dërgojë një raport ku analizon nëse ligji special shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, veçanërisht në lidhje me problemet e pronësisë dhe të drejtës së konkurrencës.
Ligji special i Teatrit Kombëtar, i votuar vetëm me votat e shumicës socialiste më 5 korrik, u kthye nga Presidenti Meta më 27 korrik.
Sipas njoftimit të presidencës, ligji nuk është në përputhje me parimet kushtetuese dhe aktet ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë aderon apo që ka ratifikuar.
Pas diskutimit në komision, ligji duhet të kalojë për votim në Kuvend dhe miratohet me 71 vota.
Nëse miratohet sërisht, ligji special e kalon tokën publike të Teatrit Kombëtar tek kompania private Fusha shpk, për ndërtimin e teatrit të ri dhe ndërtimin e 6 kullaverreth tij, të cilat do të jenë në pronësi të kompanisë.

Artikulli paraprakPse Rama ka humbur qetësinë? Tre herë ftesë për takim, Basha e injoron: Voto ligjin në Parlament
Artikulli tjetërKatër nenet e ligjit të Vettingut që shkrijnë qeverinë dhe mazhorancën