Inzaghi: Lazio meritoi të kalonte në finale

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi beson se skuadra e tij është dashur të kalonte në finale të Coppa Italia. Milan ka eliminuar Lazion pas penalltive, për të kaluar në finale të Coppa Italia, ku do të luajnë ndaj Juventusit. Por, trajneri i Lazios, Simone Inzaghi beson se është dashur që në finale të kalonte skuadra e tij. “Milan ka luajtur dy ndeshje të mira, por, pas dy ndeshjeve, mendoj se ne kemi merituar të kalonim në finale”, tha Simone për “Rai Sport”. “Ky është futbolli, por unë jam shumë i kënaqur me lojtarët e mi. E vetmja gjë që bën gabim ishte që në dy ndeshje nuk arritën të shënojnë një gol”.

Artikulli paraprakRikthehet Icardi dhe Miranda për zikaltrit
Artikulli tjetërJunker viziton Kosovën