Investimet e Bashkisë Kamëz/ Blloku i pallateve në Babrru po kthehet në një qendër qyteti

Blloku i pallateve në Babrru-Qendër po kthehet në një qendër qyteti me të gjitha standardet, falë punës dhe investimit të Bashkisë Kamëz. Punimet për rikualifikimin urban të këtij blloku kanë avancuar me ritme të shpejta. Kryebashkiaku Xhelal Mziu, që ka inspektuar disa herë këto punime, shprehet i kënaqur që edhe një prej premtimeve dhe sfidave të tij po realizohet. Për këtë janë dëshmitarë banorët e zonës dhe qytetarët që kalojnë aty. Rikualifikimi urban i bllokut të ndërtimeve në Babrru-Qendër është ndër investimet e shumta të Bashkisë Kamëz në Njësinë Administrative të Paskuqanit.
Në dallim nga qeveria, e cila për katër vjet radhazi ka diskriminuar Kamzën dhe Paskuqanin, duke mos akorduar asnjë fond për dhjetëra projekte emergjente, për të cilat qyteti ka nevojë, Bashkia, duke u mbështetur në të ardhurat e veta, po investon në projekte madhore, siç është rruga 7 km “Demokracia” në Paskuqan, rikualifikimi urban i bllokut të ndërtimeve në Babrru-Qendër, si dhe dhjetëra projekte të tjera.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërDe Biasi: Merituam plotësisht fitoren