Interneti tashmë i shtrirë në çdo shtëpi shqiptare, përdorim i ulët për kurse dhe trajnime

Përdorimi i internetit në Shqipëri po shënon një rritje të qëndrueshme nga viti në vit.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat, Shqipëria renditet e dyta pas Norvegjisë për nga përdorimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit në familje dhe nga individët.

Shifrat flasin qartazi për prani të internetit në çdo shtëpi shqiptare, por si po i shfrytëzojnë të mirat që vijnë me shtrirjen e internetit?

Sipas Eurostat, 98,44% e ndërtesave rezidenciale në Shqipëri kane të paktën një pajisje, e cila është e lidhur me internet, çka flet për një shtrirje të komunikimit në të gjithë territorin e vendit.

Unë besoj që përdorimi i internetit vjen si pasojë e kërkesës shumë të madhe për të pasur akses mbi 4G dhe nga rezidentët që kanë filluar të konsumojnë 20–30 Mbps. Kërkesa e madhe mund të jetë rritur edhe nga prezenca e madhe turistike, që e ka çuar raportin mbi nivelin e popullatës. E dyta, një pjesë e mirë e gjërave kanë filluar të aksesohen në internet, kemi shtim të IPTV-ve dhe për bizneset, interneti tani është një detyrim,” shprehet eksperti i Teknologjisë së Informacionit, Erion Nako.

Duke qenë se interneti nuk është më individual, por edhe i pajisjeve shtëpiake, si televizioni, kondicioneri. Shtëpitë inteligjente (“smart home”) do të duan edhe internet,” shton homologu i tij, Tomi Kallanxhi.

Ndërkohë sa i përket pranisë së qytetarëve në rrjetet sociale, të dhënat konstatojnë se 64,07% e personave të pyetur janë përdorues të platformave, duke i vendosur shqiptarët në mesin e renditjes europiane.

Mund të jetë pak më shumë, diku te 85–87% duke ditur nga statistikat që kemi ne të rrjeteve sociale, se shqiptarët janë populli më aktiv në këto rrjete sot për sot në Ballkan,” thotë z. Kallanxhi.

Prezenca në rrjetet sociale është kryesisht për të shfletuar, për të parë, por ka edhe rrjete si TikTok që po konsumohen shumë. Tashmë vihet re një ulje e prezencës në Facebook të moshave të reja,” shprehet z. Nako.

Artikulli paraprak“Jemi 2 mjekë për 7200 banorë në Peshkopi”/ Flet mjekja e familjes…
Artikulli tjetërRrëzohet skela nga pallati në ndërtim, dëmtohen rëndë dy punëtorë në kryeqytet