“Jemi 2 mjekë për 7200 banorë në Peshkopi”/ Flet mjekja e familjes…

Ndërsa temperaturat e ulëta dhe bora ka përfshirë vendi, sidomos juglindjen dhe verilindjen, mjekët që punojnë në zonat e izoluara nga ngricat përballen me një mision të vështirë.

Ata shkojnë edhe në shtëpi për pacientët që janë të sëmurë, të moshuar ose që nuk kanë mundësi të lëvizin për shkak edhe të kushteve shumë të vështira atmosferike.

Anjeza Hoxha, mjeke e familjes tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se ajo jep shërbim në një zonë të Peshkopisë me 7200 banorë.

“Janë 14 fshatra, 2 nga të cilat janë në një reliev më të thyer, 1 mijë metra mbi nivelin e detit. Jemi dy mjek që shërbejmë, por fati i mirë është që ka infermierë që janë banorë të zonë dhe e njohin mirë problematikën e secilit banor”, tha ajo.

Artikulli paraprakRruga e Iballës ende e bllokuar, dëbora arrin në 1.5 m
Artikulli tjetërInterneti tashmë i shtrirë në çdo shtëpi shqiptare, përdorim i ulët për kurse dhe trajnime