Interi, shpërthen Spalletti

Luciano Spalletti ka shpërthyer nëpërmjet një statusi në Instagram, në lidhje me komentet e shpeshta të ditëve të fundit, për aktivizimin vetëm të një grupi futbollistësh dhe lënien jashtë të pjesës tjetër. Tekniku i Interit është shprehur se ndeshjet fitohen të bashkuar dhe se në skuadrën e tij nuk ka titullarë dhe të përjashtuar.
“Vetëm në mendjen e armiqve mund të ekzistojë dallimi mes titullarëve dhe të lënëve jashtë. Ndeshjet fitohen së bashku, gjatë gjithë javës. Gjithmonë e më shumë të bashkuar, gjithmonë e më shumë Inter”, shkroi Spalletti në llogarinë e tij në Instagram.
Luciano Spalletti ka fituar simpatinë e publikut zikaltër, të cilët ekzaltohen kur spikeri prezanton emrin e tij në ditët e ndeshjes. Përtej pritshmërive, tekniku zikaltër ka arritur të ndërtojë një skuadër mjaft konkurruese, që ia ka dalë të grumbullojë plot 33 pikë në 13 javët e para, duke u renditur në vendit e dytë.

Artikulli paraprakKinë, hetime për korrupsion ndaj ish-zyrtarit kryesor të internetit
Artikulli tjetërSimeone “provokon”, Nainggolan: I lumtur që jam te Roma!