Interi ringrihet direkt, 5 gola Kaliarit

Rikthimi i Interit në garë për Champions erdhi falë një goleadë në Sardejë, me zikaltërit që fituan 5-1 ndaj Cagliarit, duke bërë autokritikë pas asaj humbje 1-3 në shtëpi me Romën. Në “Sent Ellia” skuadra e Piolit bëri ndeshjen më të mirë ndoshta të sezonit, duke rigjetur dhe lojtarët kyç të saj, që shënuan të gjithë me Perisiçin që dërgoi dy herë topin në rrjetë. Banegën që pati meritën e golit të dytë pak para fundit të pjesës së parë, e Icardin që gjithashtu ju bashkuan festës së goleadorëve me një realizim nga pika e bardhë. Ndërsa në fund pati lavdi dhe për Gagliardinin që vulosi rezultatin përfundimtar në 1-5, teksa për vendasit kishte shënuar Borriello.
Juventus dhe pse barazoi 1-1 me Udinesen në transfertë sërish përfitoi për të thelluar diferencën, falë dhe humbjes së një dite më parë me Romën. Friulanët ëndërruan për plot 23 minuta fitoren, pasi golit të Zapatën në pjesën e parë, por në të dytën Bonucci “mbërtheu” rezultatin në një prej javëve më të diskutuara për të në karrierë. Në Torino ndërkohë, Belloti mori topin me vete në shtëpi pas një 3 golëshi ndaj Palermos, me siçilianët që nuk mundën dot të ruanin fitoren, pavarësisht se shënuan të parët me Rispolin.
Vazhdon forma e shkëlqyer e Etrit Berishës. Shkoi në plotë 319 numri i minutave pa pësuar gol për portierin shqiptar. Berisha ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë për Atalantën në barazimin pa gola që regjistroi skuadra bergamaske përballë Fiorentinës në stadiumin “Atleti Azurri D’Italia”. Kjo ishte ndeshja e 3-të radhazi në Serinë A që 27-vjeçari shqiptar nuk pëson gol. Në Bergamo, Atalanta pavarësisht formës së mirë të Berishës gjithsesi nuk përfitoi dot nga faktori fushë për ta çuar sërish në 3 pikë disavantazhin ndaj Napolit të vendit të 3-të në renditje, me diferencën që tashmë shkoi në 5 pikë. Në të 11-ën Berisha ishte me fat, sepse tentativa me kokë e Kaliniç përfundoi për fare pak jashtë kuadratit. Në të 30-ën ishte portieri shqiptar që ndali goditjen me kokë të Gonzalo Rodriguez, duke e çuar topin në këndore. 3 minuta më pas, sërish Berisha këtë herë kuqeziu frenoi një goditje të Tellos.

Artikulli paraprakSarri i trembet CR7
Artikulli tjetërSHBA, pritet urdhër i ri ekzekutiv për imigracionin