Interi në kaos!

Dështimi i blerjes së Javier Pastore nga PSG ka bërë që tifozët të humbasin durimin me klubin. Pas largimit të Joao Mario, i huazuar te West Ham, Spalletti ka kërkuar një fantazist dhe klubi nuk ka arritur t’ia plotësojë dëshirën.
Madje, sipas drejtorit sportiv, Ausilio, Inter nuk ka zhvilluar asnjë negociatë për argjentinasin. Kjo situatë ka bërë të shpërthejnë tifozët, të cilët kanë sulmuar Zhang jr., djali i pronarit të zikaltërve, në Instagram: “Turp”, “Po shkatërroni Interin”, “Shisni ekipin dhe zhdukuni!”.
Zgjatje e adutorëve në kofshën e majtë. Ky ka qenë përfundimi i kontrollit mjekësor, të cilit i është ushtruar Mauro Icardi në “Institutin Humanitas” në Rozzano. Kapiteni i Inter u tërhoq para kohe nga stërvitja si pasojë e një problemi muskulor dhe tani u mësua se bëhet fjalë për një tërheqje.
Qendërsulmuesi argjentinas ende nuk e ka mësuar periudhën e riaftësimit, por e sigurt është se trajneri Luciano Spalletti nuk do ta ketë numrin 9 në dispozicion për ndeshjen e ardhshme, kundër Crotone në “San Siro”. Inter nuk fiton prej shtatë ndeshjesh në Serie A.
Massimo Moratti pranon se po të kishte qenë akoma presidenti i Interit do të kishte blerë një sulmues.
Inter duket se nuk do të sjellë asnjë sulmues në merkaton e dimrit, duke bërë që Moratti të mbetet i zhgënjyer, megjithëse thekson se Spalletti duhet të punojë me lojtarët që ka në dispozicion.
“Spalletti? Do blerje? Po, por trajneri gjithashtu duhet të punojë me lojtarët në dispozicion dhe të gjejë zgjidhje. Për atë paguhet”, shprehet ish-presidenti për “Gazzetta dello Sport”.
“Pastore? Për momentin, nuk mendoj se do të vijë njeri, megjithëse unë do të kishte blerë një sulmues”.
“Arsyet e formës së keqe? Ndodh shpesh që skuadrat kanë probleme pas Krishtlindjes. Nuk e di, mbase është kaq e thjeshtë”.
“Më duket se skuadra ka problem me vazhdueshmërinë, dhe është e qartë që duhet të punojmë që të mos ndodhë”. “Icardi? Nuk mendoj se kemi nevojë të flasim për të. Ai është lojtari që shënon më shumë se të gjithë. Ai e luan rolin e kapitenit me krenari të madhe”.

Artikulli paraprakNë katër vite u trefishua numri i mjekëve të larguar nga Shqipëria
Artikulli tjetërBiznesmeni i Aeroportit, 50 miliardë dollarë tendera nga Erdogan