Inter, 4 sfida vendimtare

“Ajo që po vjen mund të jetë një periudhë shumë e rëndësishme për ne, ndaj duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”. Kështu u shpreh Luciano Spalletti për Interin e tij, pas dy humbjeve të njëpasnjëshme. Zikaltrit do të përballen me katër sfida vendimtare (derbi i Italisë dhe në Kupë me Lazion, ndeshja me Fiorentinën dhe Romën në kampionat): “Të gjithë këta kundërshtarë kanë një vlerë të lartë, por ne duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”, – tha trajneri në “Premium Sport”. Spalletti, i cili e ka dhënë ditën e Krishtlindjeve pushim për lojtarët, do të shohë ekipin në “Santo Stefano” para përplasjes Milan-Inter, që do të luhet më 27 dhjetor. Tri ditë më vonë, Lazio do të mbërrijë në “San Siro” për Kupën e Italisë.

Artikulli paraprakMontellës i del emri në Spanjë
Artikulli tjetërSkandali ARMO, 60 mln euro taksa të papaguara në 11 muaj