Ingredientët natyral që pastrojnë mushkëritë e duhanpirësve

Mushkëritë kanë një rol jetësor në çdo njeri, përgjegjëse për sigurimin e oksigjenit me anë të frymëmarrjes dhe nxjerrjen e dioksidit të karbonit në frymënxjerrje.
Ato kanë gjithashtu funksionin e filtrimit të agjentëve mjedisor agresivë dhe parandalimin e krijimit të disa sëmundjeve , por duke qënë organe tepër delikate ndodh të deshtojnë të kryejnë punën e tyre edhe në nivelet më minimale.
Ky mos-funksionim ndodh më shpesh tek duhanpirësit . Duhanpirja është edhe shkaku kryesor i crregullimeve në aparatin e frymëmarrjes si dhe shkaktarja e disa sëmundjeve kronike të tilla si kanceri.
Kur një duhanpirës vendos që ta lejë këtë ves dhe ti kthehet jetës së shëndetshme, një ndihmesë e madhe vjen dhe nga produktet natyrale që mundësojnë pastrim të mushkrive.
Grejpfruti
Ky frut i shijmësh është i pasur me antioksidantë të cilët përmirësojnë në mënyrë të ndjeshme punën e qelizave të mushkërive.
Komponentë aktivë të grejpfrutit u rezistojnë keq-funksionimeve të qelizave dhe pengojnë në këtë mënyrë krijimin e tumoreve.
Është e këshillueshme të konsumohet rregullisht.
Hurdhra
Hurdha është një nga ushqimet të cilët kurrsesi nuk mund të lihen jashtë dietës. Përqëndrimi i lartë i substancave si squfuri ka efekte inflamatore dhe antioksidante që ruajnë shëndetin e mushkërive. Ngrënia e hurdhrave ul rrezikun e sëmundjeve kronike si tek duhanpirësit aktiv ashtu dhe tek ata pasiv.

Karrota
E konsideruar si perime e pazevendësueshme në dietat ushqimore , karrotat përmbajnë vitaminat A, C, E dhe K të cilat janë të nevojshme për qelizat indore dhe ato epiteliale.
Për të neutralizuar efektet negative të nicotinës dhe lëndëve agresive të ngjashme këshillohet që karrota të konsumohet e pagatuar.
Eukalipti
Eukalipti është një nga bimët më të përdorura për përmirësimin e shëndetit të aparatit frymemarrës. E ardhur fillimisht nga Australia eukalipti është përdorur që në kohët më të hershme për qetësim të irritimeve të shkaktuara nga gjendja e keqe shëndetësore e mushkrive. Rekomandohet për heqjen e mukusit të tepërt në rrugët e frymëmarrjes dhe për të larguar simptomat e njëjta me gripin dhe të ftohtin.
Lëng Aloe vera
Lëngu natyral i nxjerr nga bima e aloes përmban agjentë të fuqishëm pastrues dhe substanca aktive që ndihmojnë në pastrimin e mushkërive. Ky lëng bëhet shumë herë më i dobishëm kur kombinohet me mjaltë dhe pak pika lëng limoni.

Artikulli paraprakBasha: Vjedhja e shekullit me Teatrin, po i vini flakën Parlamentit!
Artikulli tjetërBerisha: Në Parlament po konsumohet një krim i shëmtuar nga mafia qeveritare