Inflacioni në eurozonë kap nivelin prej 2%, efekt edhe në Shqipëri

Inflacioni vjetor në eurozonë u përshpejtua në nivelin prej 2% për herë të parë që nga janari i vitit 2013, duke shënuar një rritje të mprehtë në çmimet, të nxitura nga kostot e larta të energjisë në zonën e monedhës së përbashkët. Duke lexuar muajin shkurt vit pas viti, i cili u rrit nga 1.8 pikë përqindje, në linjë me parashikimin e analistëve, vjen pasi inflacioni u rrit në 2.2 për qind në Gjermani muajin e shkuar dhe shënoi mbi 3% në Spanjë. Inflacioni bazë i eurozonës, i cili është i zhveshur nga çmimet e energjisë dhe të ushqimeve, mbeti i pandryshuar në nivelin e 0.9 pikë përqindje dhe ka mbetur poshtë nivelit prej 1% që nga gushti i vitit 2013. Rrjedhimisht edhe inflacioni në vend ndikohet nga rritja e nivelit të çmimeve të produkteve europiane. Duke qenë se eurozona është eksportuesi më i madh në vend, rritja e çmimeve ka ndikim dhe në Shqipëri (inflacion i importuar). Banka Qendrore Europiane, e cila shënoi dyvjetorin e masave stimuluese këtë muaj, ka shitur asete me vlerë mbi 1.5 trilionë euro në përpjekje për të rritur çmimet dhe për të nxitur rritjen ekonomike në bllok. Por, presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, do të përballet me të pakënaqurit e bankës qendrore duke qenë se inflacioni e ka tejkaluar objektivin e inflacionit mesatar prej 2%. Sipas Eurostat, çmimet e energjisë u rritën me 9.2% muajin e shkuar, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa çmimet e ushqimeve, pijeve alkoolike dhe duhanit u rritën me 2.5%, si dhe çmimi i shërbimeve u rrit me rreth 1.3%. Banka qendrore vazhdon që t’i mbajë normat në nivele të ulëta historike dhe ka premtuar se do të blejë bono me vlerë 780 miliardë euro këtë vit, si pjesë e programit të saj të lehtësimit. Masat e saj stimuluese kanë ndihmuar eurozonën që të rimëkëmbet në muajt e fundit, si dhe të ulë normën e papunësisë. Shifrat nga Eurostat treguan se blloku gjithashtu ka normën më të ulët të papunësisë të katër viteve të fundit, duke arritur në nivelin e 9.8 për qind në janar.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërKoncesioni i fshehtë 150 milionë dollarë, qeveria monopolizon mirëmbajtjen e rrugëve