Infektohet Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, 3 drejtorë preken me Covid-19

Numri i rasteve të reja pozitive me Covid-19 ka pësuar një rritje të ndjeshme javët e fundit në vendin tonë. Trendit në rritje të infektimeve të reja nuk u kanë shpëtuar as institucionet më të larta vendimarrëse në kryeqytet.

Ditën e sotme kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 3 punonjës të Drejtorisë së Pergjithshme të Doganave.

Gjatë ditës së djeshme numri i të infektuarve në vend ishte 33 dhe numri total i viktimave ka shkuar në 45 ndërkohë që për sa i përket ditës së sotme nuk kemi një njoftim zyrtar për numrin e rasteve të reja.

Artikulli paraprakKafshëri, vrasin rrëqebuj dhe i hanë në restorantin në Elbasan
Artikulli tjetërManastirliu njofton hapjen e transportit publik, por…